Apeli “fundos” Skënderbeun, lë në fuqi dënimin 10- vjeçar

    0
    331

    Ashtu siç pritej Komisioni i Apelit të UEFA-s ka lënë në fuqi dënimin me 10 vite përjashtim nga kompeticionet europiane të Skënderbeut dhe gjobën prej 1 milion euro.

    Pak ditë më parë u mbajt seanca në Nion të Zvicrës, por siç e pati paralajmëruar klubi korçar vendimi nuk ka ndryshuar.

    Tashmë pritet që “Skënderbeu” ta dërgojë çështjen në KAS, Gjykata e Arbitrazhit Sportiv.

    Pak ditë më parë gjatë seancës në Apel nga klubi korçar dëshmuan presidenti Ardjan Takaj, por edhe futbollistët Sabien Lilaj dhe Bakari Nimaga.

    Gjithashtu edhe ish- lojtarët e klubit korçar Bledi Shkëmbi, sot trajneri i Lirisë së Prizrenit, Bernard Berisha, lojtar i Groznit në kampionatin rus, si dhe Liridon Latifi, sot lojtar i Akademisë Pushkash në Hungari.

    Pas rreth 6 orë pyetjesh dhe përballje faktesh, paraqitja e përfaqësuesve të Skënderbeut përballë Komisionit të Apelit të UEFA-s përfundoi më 26 prill.

    Tashmë “Skënderbeu” është drejtuar me sytë nga KAS, aty ku pak javë më parë fitoi edhe titullin kampion të vitit 2016, i hequr nga Federata Shqiptare e Futbollit