Arbana Osmani i nxjerr të palarat publikisht Xhemi Shehut ! Je ‘kokrra e…

    0
    299

    Jemi mësuar t’i shohim çdo fundjavë në ekran, ndërkohë që njëra përlot teleshikuesit ditën e shtunë, tjetra u dhuron atyre shumë buzëqeshje të dielën, por ato nuk i ndahen njëra-tjetrës as jashtë punës.

    Në qoftë se mendoni se shoqëria në botën e televizionit nuk ekziston, atëherë me siguri nuk keni dëgjuar të flitet për miqësinë e ngushtë të dy Arbana Osmanit dhe Xhemi Shehut. Dy moderatoret e njohura, jo vetëm që kanë dhënë prova të forta se miqësia e tyre e vyer vlen mbi gjithçka, por e kanë kultivuar këtë gjë edhe tek fëmijët e tyre: Martini e Gabrieli (fëmijët e Xhemit) dhe Joni (djali i vetëm i Arbanës).

    Pavarësisht impenjimeve në emisionet përkatëse, por edhe si mama, dy bukuroshet e ”Top Channel” gjejnë gjithmonë kohë për njëra-tjetrën. Ditën e djeshme kanë mbathur atletet dhe veshjet sportive dhe kanë ndërmarrë një aktivitet shumë ndryshe, hiking (ngjitje me mal).

    Mirëpo nga ajo që kemi lexuar në foton e ndarë nga Arbana në Instagram, Duke bërë hiking me dembelen Xhemi Shehu, kuptojmë se ka qenë prezantuesja e ”Dua të të bëj të lumtur” ajo që e ka marrë hapin e para. S’ka gjë Xhemi, edhe ne do mendoheshim dy herë para se të bënim një ngjitje të tillë në mal.