Arbana Osmani kompIimenton të DASHURlN dhe e pranon: Ai është më i MlRl!

0
356

Arbana Osmani është mjaft aktive në rrjetet sociale. Ajo publikon vazhdimisht foto nga veprimtaria e përditshme e saj, gjë që nuk kalon pa u komentuar dhe pëlqyer nga ndjekësit e saj.

Dhe së fundmi, moderatorja në llogarinë e saj ka ndarë disa foto, ku ka zbuluar ‘look’-un me të cilin do të shfaqet për disa javë në ekran.

Menjëherë pas këtij momenti, fansat kanë lënë një sërë komentesh, duke e komplimentuar për zgjedhjen e saj. Një prej komenteve më të spikatur ka qenë ai, ku një prej ndjekësve i ka vënë në dukje faktin se Eduarti e nxjerr gjithmonë shumë bukur në foto.

“Nuk kam parë fotograf që të të japë këtë shkëlqim të fytyrës përveç @eduartgrishaj. Mbaje gjithmonë afër. Ti Arbana je rreze që shkëlqen kudo dhe kurdo”, ishte komenti i një prej ndjekësve, të cilit Arbana vendosi t’i përgjigjet, shkruan panorama.

“Po, ai është më i miri”, ka shkruar Osmani më poshtë, duke pohuar se Grishaj është një fotograf mjaft i zoti.