Arben Ahmetaj sfidon Monën dhe Fullanin për pasuri, 6 vila e apartamente, toka dhe valixhe me para

    0
    323

    ‘Tigri i qeverisë’ e nisi ‘karrierën’ me skandalin e vjedhjes së impulseve telefonike të “Albtelekom” 18 vite më parë, ja sa para deklaron sot, vetëm një llogari mbi 300 mijë euro. A do t’ia sekuestrojë Byroja e Hetimit?

    Arben Ahmetaj perceptohet nga opinioni publik si një ndër ministrat dhe zyrtarët më të korruptuar në Shqipëri. Karriera e tij politike është karakterizuar vetëm nga skandale, afera, mashtrime dhe dashnore.

    Ministri i Financave Arben Ahmetaj, duke folur gjate nje konference te shtypit ne mbyllje te vitit, ku ka deklaruar se ekonomia shqiptare ka dale nga kriza dhe po rritet gradualisht./r/n/r/nFinance Minister Arben Ahmetaj, speaking during a press conference at the closing of the year, which stated that the Albanian economy has emerged from the crisis and is gradually increasing.

    Skandali i tij i parë daton 18 vite më parë, konkretisht mes kompanisë “Hermes” së Arben Ahmetajt dhe kompanisë shtetërore “Albtelekom”.

    Hermes shiti impulset telefonike dhe mori paratë, duke i deklaruar këto impulse si mosfaturim, humbje teknike etj. Kjo dosje nuk arriti të shkonte në gjykatë. Në përputhje me perceptimin e qytetarëve është edhe pasuria e Arben Ahmetajt.

    Ky i fundit duket sikur sfidon edhe Monika Kryemadhin dhe Ardian Fullanin për vila, apartamente, makina luksoze dhe para nëpër banka. Mbetet të presim se si do ta justifikojë ‘tigri i qeverisë’ këtë pasuri kur të ngrihet Byroja Kombëtare e Hetimit.

    Një pjesë e pasurisë së Arben Ahmetaj

    Shtëpi banimi, 90 milionë lekë

    Shtëpi banimi, 50 milionë lekë

    Apartament banimi 120 metër katror

    Shtëpi në Durrës 74 metër katror

    Apartament 200 metër katror, 75 mijë dollarë

    Apartament 200 metër katror+ 60 metër katror zyra+3 parkingje

    Tre mijë metër katror tokë

    Blerje toke dhe investim, 95 mijë euro

    Blerje toke 2 mijë metër katror, 53.775 euro.

    Depozitë në bankë, 300 mijë euro+ 14.310 euro interesa.

    Aksione në kompaninë “Hermes” 330 milionë lekë

    Bashkëshortja, 80 mijë USD + 10 milionë lekë

    Gjendje depozitë bankare, 115 650 euro

    Obligacione bankare, 100 000 euro.

    Llogari CASH, 60 milionë lekë

    Llogari në CASH, 40 milionë lekë, nga kursime disa vjeçare.

    Paga e bashkëshortes 40 milionë lekë

    Llogari bankare, 35.212 euro.

    Divident nga H-Comunication SH.A, 50 milionë lekë bashkëshortja.

    Shtim të llogarisë rrjedhëse 50.4 mijë USD + 26 mijë USD.

    Pagë si konsulent i jashtëm në “H-Comunication SH.A” 10.5 milionë lekë + 45 mijë euro

    Blerje automjeti tip “Benz”, 30 mijë euro.

    Bashkëshortja, blerje makine tip “Nisan Juke”, 14.790 euro

    Llogari e re, 9 mijë USD.

    Bashkëshortja, të ardhura qiradhënia, 10 370 euro.

    Bashkëshortja, të ardhura qiradhënia, 12 000 euro.

    Llogari bankare e përbashkët me bashkëshorten, 32 133 euro

    Llogari bankare e përbashkët, 2 500 000 lekë

    Bono Thesari 2-, 1 800 000 lekë.

    Bashkëshortja, gjendje plan kursimi për pension, 3 335 616 lekë.

    Llogari fëmijë i mitur, 13 715 dollarë.

    Llogari fëmijë i mitur, 30 116 euro.

    Llogari fëmijë i mitur, 18 435 dollarë.

    Llogari fëmijë i mitur 40 154 euro.