Armina tregon raportin me Lirinë dhe Berishën, lë pa fjalë me atë që thotë për vjehrrin

    0
    290

    Armina Mevlani është kryqëzuar nga pyetjet e fëmijëve mbrëmjen e kësaj të hëne “Në kurthin e Piter Pan”. Pothuajse të gjithë fëmijët ishin të fokusuar te bashkëjetesa dhe raporti i saj me familjen Berisha. Edhe pse është gjendur shpesh përballë pyetjeve për lidhjen e dashurisë me djalin e ish-Kryeministrit Berisha, Armina nuk e ka problem edhe t’i rikthehet nga fillimi kësaj historie.

    Megjithatë, veç dashurisë së Shkëlzenit, publiku është gjithmonë kureshtar të dijë se si shkon Armina me dy prindërit e tij. Edhe për këtë marrëdhënie blogerja e njohur ka rrëfyer se është korrekte dhe e respektuar nga të dy palët: “Ndihem shumë mirë, është një familje tradicionale, ka shumë dashuri brenda, bëjnë gatime shumë të mira”, thotë Armina pas pyetjes së fëmijëve të Piter Panit si ndihet si nuse në një familje tropojane.

    Ndërsa në një pyetje pikane që e vuri përballë zgjedhjes së Lirisë dhe Sali Berishës, me cilin shkon më shumë, Armina tha, “Me të dy njëlloj, por me Lilin jemi më shumë të afërta, të dyja femra, flasim më shumë, më mëson gatimet e veta, rrimë më gjatë bashkë.”

    Cila është formula që Armina ka mësuar prej zonjës Berisha? Për këtë blogerja thotë se para një jave, ajo kishte bërë një tortë me mollë, e cila i kishte pëlqyer shumë: “I kërkova të ma mësojë dhe mua. Tani jam duke u përpjekur ta bëj më të mirë”, tha ajo me të qeshur.

    Por me zotin Berisha, doktorin, siç e quan ajo? Edhe me të shkon shumë mirë, madje, në daljet e saj televizive, i ndodh që ai t’i japë këshilla dhe ajo t’ia dëgjojë.

    Ah, pyetja e radhës për të “Si ia lan këmbët zotit Berisha?”

    “Ai me flori e meriton t’ia lash”, u përgjigj dhe pas kësaj pyetje.