Arome lufte,Rusia con ne Mesdhe anijet luftarake te paisura me raketa gjigande

    0
    406

    Nje levizje e papritur ka ngjallur frike se fundmi, pasi anijet e marinës ushtarake ruse, të cilat jane te armatosura me raketa “Kalibr”, do të vendosen për misione afatgjata në detin Mesdhe.

    Dhe lajmi eshte dhene nga vetë presidenti Vladimir Putin, i cili ka saktësuar se shkak për këtë lëvizje është bërë kërcënimi që vjen nga terroristët ndërkombëtarë në Siri.

    Sic u shpreh Putin për agjencinë e lajmeve “TAS”, Sic u shpreh Putin për agjencinë e lajmeve “TAS”, “këtë vit Rusia do të kryejë 120 operacione ushtarake detare, me anije dhe nëndetëse”.

    Ndonëse shefi i Kremlinit nuk ka saktësuar se kujt i referohet me termin “terroristë ndërkombëtarë”, lëvizja e tij vjen pak kohë pas sulmeve të Perëndimit në Siri, nga anije dhe nëndetëse të pozicionuara në Mesdhe.