/Artan Hoxha nxjerr prapaskenat tronditëse për sυΙmin me kallash ndaj “Top Channel”: Objektiv nuk ishin gazetarët, ja mesazhi i koduar që dhanë autorët dhe problemet që kanë pronarët

Artan Hoxha nxjerr prapaskenat tronditëse për sυΙmin me kallash ndaj “Top Channel”: Objektiv nuk ishin gazetarët, ja mesazhi i koduar që dhanë autorët dhe problemet që kanë pronarët

Gazetari i njohur i kronikës, Artan Hoxha ka nxjerrë dje prapaskenat tronditëse për sulmin me kallash ndaj “Top Channel”. Teksa ishte i ftuar dje në një studio televizive, zoti Hoxha është shprehur se familja Hoxha lëvizte me eskortë sigurie për shkak se ka pasur problem. Madje gazetari e ka quajtur sulmin ndaj “Top Channel” me kallashnikov, një ngjarje “tipike mafioze”, një mesazh ndaj pronarëve të televizionit. “Me aq sa kam informacion, ato (familja Hoxha) edhe më përpara kanë lëvizur të shoqëruara me eskortë sigurie. Kanë qenë të shoqëruara, sepse ose kanë qenë nën kërcënim, ose kanë nuhatur rrezik. Dua të kujtoj një skenë, kam qenë në një lokal dhe në tavolinë kisha tre vetë, dy aksionare, një në Digitalb dhe një në Top Channel dhe të tre ishin me eskortë, vetëm unë isha me duar në xhepa. A ka patur? Nuk më çudit. Me botuesit ka patur vazhdimisht probleme. Sot Top Channelit i ka vajtur një grup të FNSH. Sa është vlerësuar ky kërcënim? Në këto kushte nuk ka zgjidhje tjetër, përveç bashkëpunimi me agjencitë e zbatimit të ligjit. Kjo ngjarje ishte qartazi një kërcënim. Nuk synonte të eliminonte askënd fizikisht. Ky është rast tipik mafioz. Ky kërcënim ka dy drejtime, një ndaj objektit kryesor dhe drejtimi i dytë, për të treguar se nëse të kanë dhënë garanci nga pushteti, po të tregojmë se këtë garanci e ke kot sepse ne nuk pyesim as për pushtetin”, deklaroi ai.

Ja për kë ishte mesazhi

I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, Hoxha theksoi se mesazhi nuk duket të ketë qenë ndaj gazetarëve apo punonjësve, por ka dashur të tregojë se agresorët nuk pyesin as për shtetin, duke goditur një televizion pranë qeverisë. “A kanë patur interes të godasin gazetarë? Në pozicionin që ndodhet Top Channel, ke 100 mënyra për të goditur këdo nga ata. Pra nuk ka të bëjë me emra konkretë të stafit. Pra asnjë gazetar nuk ka qenë objekt i goditjeve të tilla. Të dy këto element tregojnë se autorët nuk kanë patur asgjë personale me gazetarët e Top Channel. Ata kanë goditur fasadën e televizionit. Pse them se objektivi ka qenë Top Channel? Ngjan shumë me ngjarjen e Don Boskos. Top Channel thotë se sulmi ka të bëjë me lirinë e mediat dhe me atë që përfaqëson ky televizion. Sulme të tilla, zakonisht janë bërë, u dogj Koha Jonë dhe e dimë që e bëri shërbimi sekret, pra shteti. Në 14 shtator u sulmua RTSH, nuk u hetua, por e pamë kush e bëri dhe si e bëri. Janë shumë pista. Është folur edhe deri për Big Brother…. Ky atentat hyn tek atentatet me kosto të lartë organizimi. Këtë mundësi nuk e kanë shumë grupe për ta bërë. Është një ngjarje, që autoritetet duhet të lënë gjithçka dhe të merren me të. Reagimi i opinionit publik dhe trauma që ka shkaktuar te shoqëria, është e jashtëzakonshme. Kur goditet një media si Top Channel, e mendoni dot se çfarë mund t’ju ndodhë të tjerëve? Imagjinoni dot?”, u shpreh ai.

Kriminelët kanë pasur duf për “TCH”

Po ashtu, gazetari investigativ Artan Hoxha ka zbuluar detaje të reja nga sulmi i kryer mbrëmjen e djeshme ndaj Top Channel. Duke folur në emisionin “Zona Zero” në një tjetër televizion, Hoxha deklaroi se kanë qenë dy autorë që kanë qëlluar njëkohësisht. Sipas tij, mesazhi që donin të dërgonin autorët ishte krijimi i panik dhe terrorit. “E kam ndjekur ngjarjen që dje, shpresoja që të kishte mundësi ti jepje ndihma e parë. Por kur u afrova pranë godinës, e pashë që ishte e pamundur. Në gjithë skenën, vrasja e tij më del jashtë çdo skenari të mundshëm. Tani para se të vija në studio e pashë sërish ngjarjen. Kanë qëlluar dy automatikë njëherësh. Më duket një duf shumë i madh për të krijuar një situatë e tillë. Hapën zjarr që të krijojnë sa më shumë terror dhe panik. Këtë mesazh donin të dërgonin”, tha ai.

Vdekja e rojes së “Top Channel”

Ndërkohë gazetari i kronikës, Artan Hoxha është shprehur se roja që humbi jetën në ngjarjen e rëndë të regjistruar mesnatën e kaluar nga sulmin ndaj Top Channel është goditur nga një plumb rikoshet. Hoxha ka zbardhur dinamikën duke thënë se një nga predhat e kallashnikovit ka devijuar nga kangjellat dhe ka depërtuar aluminin e kabinës ku ai qëndronte. “Një nga predhat e kallashnikovit ka devijuar nga kangjellat dhe ka depërtuar aluminin e kabinës ku ai qëndronte. Viktima ka tentuar që të hapë derën, ndoshta për të shkuar tek roja tjetër. Por nuk ka ecur dot më tej se 7-8 metra dhe ka ndërruar jetë në vend. Autorët nuk kanë pasur ndonjë problem individual, secili nga ju mbaron punën dhe del në rrugë. Mesazhi që ka ardhur mbrëmë ka një domethënie tjetër. Sot duhet të ishin përdorur edhe rrugët e pandershme për të zbardhur ngjarjen. DEA bëri aleancë me Calin për të goditur Escobarin. Sepse është emergjente zbulimi i autorëve dhe sidomos zbulimi i organizatorëve. Nuk është një ngjarje që realizohet aty për aty. Duket se është një ngjarje e mirëmenduar e organizuar. Kemi të bëjmë me urdhërues dhe financues”, nënvizoi Hoxha.