/Asnjë shenje jete ρër tre mυaj, zhdυket shqiρtari në Greqi (EMRI+FOTO)

Asnjë shenje jete ρër tre mυaj, zhdυket shqiρtari në Greqi (EMRI+FOTO)

GREQI – Një shqiptar është zhdukur në Greqi. Bëhet fjalë për Altin Kodrën, 50-vjeç me origjinë nga qyteti i Laçit.

Mësohet 50-vjeçari është zhdukur pa lënë asnjë gjurmë, ndërsa prej 18 korrikut për të nuk ka asnjë shenjë jete. Hera e fundit që ai është parë mësohet se ka qenë në Myrina Lemnos.

50 vjeçari i zhdukur është me gjatësi 1.70, flokë të zinj e të shkurtër dhe sy kafe. Për zhdukjen e tij është aktivizuar edhe “Missing Alert”.

Kushdo që ka ndonjë informacion, është i lutur të kontaktojë 24 orë në 24 orë në “Linjën Kombëtare për Personat e Humbur – 1017”, në të gjitha Drejtoritë e Policisë në Greqi, por edhe përmes aplikacionit Missing Alert.