“Audi” i ρërmbysur, ρamjet ku hυmbi jetën 17-vjeçarja në Borsh, familja akυza për υrasje

Teksa familja e Analuiza Duros, 17-vjeçares e cila ndërroi jetë në një aksident në Borsh në 2019-ën teksa udhëtonte me të dashurin e saj, hedh akuza se ajo është vrarë, asokohe policia raportoi ngjarjen.

Burime zyrtare nga policia raportuan më 15 mars të vitit 2019 se vajza e re ishte pasagjere në mjetin që drejtohej nga shtetasi Robert Dhuli, 19 vjeç. Makina tip “Audi” humbi kontrollin duke rënë në një kanal kullues në plazhin e Borshit.

Ndërkohë, familja e viktimës kërkojnë drejtësi, pasi pretendojnë se ajo është vrarë, ndërsa akuzon edhe drejtësinë për fshehjen e provave. “BalkanWeb” ju sjell si më poshtë deklaratën zyrtare të policisë ditën kur ndodhi ngjarja.

ÇFARË DEKLARONTE POLICIA

Rreth orës 17:20, në vendin e quajtur mbi Shkallë, shtetasi R.Dh., 19 vjeç, duke drejtuar automjetin tip ”Audi”, ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar në kanal, ku për pasojë ka humbur jetën shtetasja pasagjere A.D., 17 vjeçe, banuese në Borsh.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Sarandë për veprimet e mëtejshme proceduarale. Ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkakut të aksidentit.