/Aurela dhe Lulzim Basha festojnë përvjetorin e martesës, bashkëshortja nxjerr pamjet nga ceremonia

Aurela dhe Lulzim Basha festojnë përvjetorin e martesës, bashkëshortja nxjerr pamjet nga ceremonia

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe bashkëshortja e tij, Aurela Basha festojnë sot 15 vjetorin e martesës së tyre.

Në këtë ditë të veçantë për çiftin, Aurela ka publikuar në rrjete sociale pamje nga ceremonia martestore.

Siç shihet edhe nga foto, çifti është celebruar në Bashkinë e Tiranës dhe i ka qëndruar besnik tradicionales.

Aurela është veshur me fustanin e bardhë të nusërisë ndërsa Basha me kostumin e zi klasik të dhëndrit.