Aurela Gaçe gjuan me shpullë moderatorin live në mes të emisionit (Video)

    0
    313

    Aurela Gaçe është në nga këngëtaret më të dashura për publikun shqiptar. Ajo ka qenë ditën e sotme e ftuar në emisionin ‘Një kat më lart’ me Ermal Peçin ku ka treguar më shumë për jetën e saj private, por edhe për këngën më të re që ka publikuar, që titullohet ‘Të Dua’.

    Ndërkohë gjatë intervistës moderatori i ka thënë Aurelës se i ka sjell diçka në studio, në këtë moment Aurela e trembur është ngritur dhe ka shkuar i ka gjuajtur Ermalit, pasi mendoi se ai do ti sillte një qen në studio.

    “Ore të mbyta, të mbyta po të them”ka thënë ajo teksa e ka gjuajtur.

    Më pas në studio plasën të qeshurat dhe Aurela rrëfeu se përse reagon kështu kur bie fjala tek qentë. “Po le nam të gjithë thonë se bën kot, le nam” i ka thënë Ermali.

    “Problemi madh për të bërë kot për një qenë, nuk e dua. Shiko nuk është se nuk i dua kafshët i dua po të rrinë në vendin e vetë. Nuk kam gjë me kafshët se kanë shpirt, janë besnik, njerëzit dashurohen me ta, por unë e kam tmerr”, ka treguar Aurela duke sqaruar kështu dhe frikën që ka ndaj tyre.