E tmerrshme, bυrri gόdet grυαn në studio: Të kapa gαfil

Vangjelia ka thirrur në “Shihemi në Gjyq” bashkëshortin e saj, Safetin pasi thotë se ai e ka ndarë pavarësisht se kanë 29 vite martesë dhe 3 fëmijë. Ndërkohë Safeti thotë se ai e ka “zënë gafil” bashkëshorten e tij, diçka që ajo nuk e pranon dhe kundërshtimi i fortë mes tyre ka shkaktuar një rrëmujë në seancën e ndërmjetësimit të programit “E Diela Shqiptare” në Tv Klan.

I pyetur nga Ardit Gjebrea se prej sa kohësh vazhdon ky debat mes tyre, Safeti thotë se kanë të paktën një vit e gjysmë duke nxitur habinë e moderatorit.

Vangjeli: Ku e bëra gabimin more zotëri? Ku e bëra gabimin?

Ardit Gjebrea: E di pse i bëj gjithë këto pyetje? Sepse ju keni një vit e gjysmë që kështu bëni?

Safet: Një vit e gjysmë…

Vangjeli: Kemi dy vjet.

Safet: Dy vjet që e kam kaluar, një vit e gjysmë që jam ndarë fare.

Vangjeli: Ka dy vjet zoti Ardit që kemi kapur…

Ardit Gjebrea: Kë ke kapur? Edhe ti e ke kapur?

Vangjeli: I kemi kapur letrat, i kemi kthyer në kadastër.

Safet: Vete në kadastër…

Ardit Gjebrea: Tani më fal, cili është faji që ka Safeti sipas teje?

Vangjeli: Safeti, pse më zbuloi certifikatën mua tani? Më futi në sherr me babanë.

“LokaΙet” në Greqi, hυmbet thellë zgjedhjet krγetari i Bashkisë Athinë

Raundi i dytë i zgjedhjeve lokale në Greqi ka dhuruar një surprizë të madhe në Athinë. Mediat greke raportojnë se fitues është shpallur Haris Dukas i mbështetur nga PASOK. Ai ka marrë rreth 55.9% kundrejt 44.01% të kryebashkiakut aktual, Kostas Bakojanis i “Demokracisë së re” të kryeministrit Kiriakos Mitsotakis.

“Protothema.gr” shkruan se ajo që ka ndikuar në këtë fitore surprizë të Dukas është abstenimi i madh i shumë qytetarëve dhe mosdalja e shumë votuesve në zgjedhje.

Pak para orës 20:00 të së dielës, kompania “Sigular Logic” që publikon të dhënat tha se beteja në Athinë tashmë ishte vendosur. Mediat greke shkruajnë se menjëherë pas daljes së rezultateve, Bakojanis pranoi humbjen e tij.

Menjëherë pas numërimit të votave dhe shpalljes së fitores Doukas u shpreh se “Sot Athina foli. Dua të falënderoj nga zemra njerëzit e Athinës për nderin që më kanë bërë. E di përgjegjësinë e madhe që po marr përsipër. Dua të falënderoj nga zemra miqtë, partnerët dhe të gjithë qytetarët që arritën të pamundurën. Ne mund ta ndryshojmë Athinën dhe ta bëjmë atë siç ëndërrojmë”.

(BalkanWeb)

Çfαrë po ndodh me Βrojën? U rikuρerua në pak ditë dhe i gatshëm për Chelsean ndaj Arsenalit

Situata rreth Armando Brojës ka sërish dritëhije. 22-vjeçari u largua nga grumbullimi i kuqezinjve vetëm 2 ditë pasi kishte nisur, për shkak se sulmuesi pati shqetësime fizike dhe nuk ishte i gatshëm.

Por futbollisti është bashkuar me grupin në seancën e fundit stërvitore te Chelsea. Broja do të jetë i gatshëm për sfidën e radhës që do të kenë blutë e Londrës, javën e ardhshme ndaj Arsenal.

Rikuperim në kohë rekord dhe tani gjithë opinion rreth Kombëtares shqiptare pyesin: Si ka mundësi që u rikuperua kaq shpejt? A mund të lunate Broja të paktën miqësoren ndaj Bullgarisë për t’u përshtatur për sfidat e nëntorit me skemat e trajnerit të ri?

Përgjigje që vështirë të jepen, qoftë nga ambienti rreth lojtarit, qoftë nga stafi i Kombëtares. Edhe diçka tjetër, Broja nuk ishte në shkallët e “Air Albania” në ndeshjen me Çekinë, siç u pa Ardian Ismajli, i cili gjithashtu ishte i dëmtuar, por qëndroi pranë kuqezinjve.

Interesimi i lartë për Brojën nga tifozët e opinioni publik dhe ai largim pas vetëm 2 ditësh grumbullim, nuk lë një shije dhe aq të mirë. Dhe nëse vitin e kaluar të gjithë “kryqëzuan” trajnerin Reja, kësaj here ka dyshime për vetë lojtarin.

(BalkanWeb)

Ρrocesi i Berlinit, gazetari i njohur zbardh disa detaje: Tirana nuk është zgjedhυr rastësisht për këtë samit, ja Ιiderët që nuk do të jenë të ρranishëm

Gazetari Isa Myzyraj ishte i ftuar në një studio televizive ku foli për procesin e Berlinit që do mbahet në Tiranë. Myzyraj tha se Tirana nuk është zgjedhur rastësisht për të mbajtur këtë samit.

Sipas Myzyraj, ky samit mund të jetë një sinal për të kthyer Serbinë e Kosovën në tryezën e dialogut.

“Është samiti i parë që mbahet jashtë një vendi anëtar të BE. Për Tiranën është mjaft i rëndësishëm mbajtja e këtij samiti. Tirana nuk është zgjedhur rastëtsisht për të mbajtur këtë samit. Kjo ka ardhur edhe për kompleksitetin e rajonit.

Janë marrë parasysh të gjitha sfidat që janë duke kaluar shtetet e Ballkanit Perëndimor. Rasti ideal ishte Tirana, pasi nuk ka konflikte me fqinjët. Ky samit mund të jetë një sinjal për të kthyer Serbinë e Kosovën në tryezën e dialogut.

Kanë konfirmuar pjesëmarrjen mediat e njohura në botë.

Sytë e cdo shteti janë nga ky samit. Përgatitjet deri në këto momente kanë shkuar në mënyrën e duhur. Von Der Leyen vjen nesër në Tiranë, një ditë para samitit. Samiti do mbahet në masa të rrepta sigurie.

Janë dy surpriza, konfirmimi i pjesëmarrjes së kryeministrit të greqisë, Mitsotakis.

Surpriza e dytë është mungesa e presidentit të Serbisë, Vucic. Surpriza tjetër është edhe mungesa e kryeministres italiane, Gorgia Meloni.

Djemtë shqiptarë mbυshin bυrgun në Angli: Jemi të dënυar të gjithë nga 14 vite e lart

Shqiptarët kanë emigruar masivisht drejt Britanisë së Madhe, atje ku shpesh herë përfshihen në aktivitete të paligjshme.

Së fundmi, disa djem shqiptar kanë shkruar për JOQ Albania se ata ndodhen në burgun “HM Prison Birmingham” dhe të të gjithë janë të dënuar me burgim 14 vite e lart.

Ata tregojnë se janë përkatësisht nga Berati, Hasi, Kukësi, Elbasani dhe Lezha. Vlen të përmendim se motivet e emigrimit të shqiptarëve lidhen kryesisht me nivelin e jetesës në vendin tonë.

Qytetari shkruan:

Pershendetje JOQ
Ju pershendesim nga cunat shqiptar te denuar ne angli ne burgun HMP Birmingham berati hasi kuksi Elbasani lezha Jemi te ter me burgim nga 14 vite e lart

Italia po kërkon 452 mijë ρυnëtorë, këto janë ρrofesionet që kërkohen

Mbi 450 mijë shtetas që nuk janë pjesë e Bashkimit Europian do të kenë të drejtë të punësohen në Itali deri në vitin 2025 në bazë të Dekretit të Flukseve.

Dekreti që është botuar në Fletoren Zyrtare të shtetit italian më datë 3 Tetor 2023, parashikon që nga viti 2023-2025 të punësohen 452 mijë shtetas të huaj nga Shqipëria, Algjeria, Bangladeshi, Bosnje-Hercegovina, Korea. (Republika e Koresë), Bregu i Fildishtë, Egjipti, El Salvadori, Etiopia, Filipinet, Gambia, Gjeorgjia, Gana, Japonia, Jordania, Guatemala, India, Kirgistani, Kosova, Mali, Maroku, Mauritius, Moldavia, Mali i Zi, Nigeri, Nigeria, Pakistani, Peruja, Republika e Maqedonisë së Veriut, Senegali, Serbia, Sri Lanka, Sudan, Tunizia dhe Ukraina, për arsye pune vartëse sezonale dhe josezonale dhe vetëpunësim.

Sektorët e prodhimit ku janë përqendruar kërkesat më të mëdha për hyrje në Itali nëpërmjet Dekretit të Fluksit janë: transporti rrugor i mallrave për të tretët, ndërtimtaria, turizmi-hoteleria, mekanika, telekomunikacioni, ushqimi, ndërtimi i anijeve, transporti i pasagjerëve me autobus, peshkimi, parukeritë, elektricistët dhe hidraulikët.

Kushdo që synon të punësojë një person jashtë BE-së me banim jashtë vendit duhet të kryejë dy hapa: të paraqesë një kërkesë personeli në qendrën kompetente të punësimit për të verifikuar disponueshmërinë e punëtorëve me karakteristikat e kërkuara dhe të kërkojë autorizim pune në One Stop Shop për emigracionin.

VIDEO/ Hγri në banesë nga baΙΙkoni, ρolicia ρυblikon pamjet e νjedhjes së një shtëρie

Policia e Tiranës ka publikuar pamjet kur një i ri futet në një banesë nga ballkoni duke vjedhur një shumë parash, por edhe aksesorë floriri.

https://zebra.cdnja.co/v/vp/VPRqa.mp4?token=KwmqucQi0FrPBCZvg_z4TA&expires=1697370491

Në pranga është vënë një 28-vjeçar, i cili dyshohet se ditën e djeshme, ka vjedhur në një banesë në rrugën “Theodhori Bej”, në Shkozë rreth 9100 euro, 2000 paund, dhe sende me vlerë (aksesorë floriri). Më pas më pas me një pjesë të parave të vjedhura ka blerë një celular në dyqanin e shtetasit Sh. P.

Gjatë kontrollit fizik 28-vjeçarit të arrestuar, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale 7500 euro, 1138 paund, dhe sendet me vlerë (aksesorët e floririt), që ky shtetas ka vjedhur në banesën e 42-vjeçarit.

Njoftimi i policise

Tiranë/Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 1, operacioni policor i koduar “Shkoza”.

Vodhi në një banesë, shuma parash dhe sende me vlerë, identifikohet, kapet dhe vihet në pranga 28-vjeçari.

Sekuestrohen 7500 euro, 1138 paund, dhe sende me vlerë (aksesorë floriri), që iu gjetën 28-vjeçarit gjatë kontrollit fizik.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë, pas kallëzimit të marrë nga një 42-vjeçar, se i kishin vjedhur një shumë parash dhe sende me vlerë, në banesë, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Shkoza”.

Si rezultat i këtij operacioni, u bë arrestimi i shtetasit E. A. (Gj)., 28 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Vjedhja”, i dënuar më parë për të njëjtën veprimtari kriminale.

Gjithashtu u peocedua penalisht shtetasi Sh. P., 49 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale”.

Shtetasi E. A. (Gj)., dyshohet se ditën e djeshme, ka vjedhur në një banesë në rrugën “Theodhori Bej”, rreth 9100 euro, 2000 paund, dhe sende me vlerë (aksesorë floriri), dhe më pas me një pjesë të parave të vjedhura ka blerë një celular në dyqanin e shtetasit Sh. P.

Gjatë kontrollit fizik 28-vjeçarit të arrestuar, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale 7500 euro, 1138 paund, dhe sendet me vlerë (aksesorët e floririt), që ky shtetas ka vjedhur në banesën e 42-vjeçarit.

Punohet për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjeve të cilat dyshohet se janë kryer nga 28-vjeçari i arrestuar.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

“Baba më qëΙΙυan, më ndihmo” – Historia e ναjzës izraelite që u sυΙmua nga Hamasi! E reja thirri të atin me të cilin nuk kishte folur për gjashtë vjet

Njëzet e dyvjeçarja Neta Portal nuk kishte folur me të atin për gjashtë vjet, pas divorcit të prindërve të saj.

Por kur persona të armatosur të Hamasit vërshuan në shtëpinë e saj në komunitetin hebre Kfar Aza dhe e qëlluan gjashtë herë, ajo e dinte se ai ishte i vetmi person që mund t’i shpëtonte jetën.

Shimon Portal, një polic, ishte tashmë në një përleshje me armë zjarri në qytetin e afërt të Sderot kur mori mesazhin e parë nga vajza e tij.

Por vrasjet në komunitetin “kibbutz” tashmë kishin filluar.

Neta po trajtohet në një spital në Tel Aviv ku mjekët i hoqën me kujdes çdo plumb – pesë në këmbën e saj të majtë dhe një nga e djathta.

Në një rrëfim për BBC ajo dridhej ndërsa kujtonte se si humbi vetëdijen kur personat e armatosur erdhën dhe hapën zjarr.

“Ata po qëllonin njerëzit. Ata po qëllonin fëmijët. Dhe njerëzit bërtisnin, ‘Ju lutem jo, ju lutem jo’. U përpoqa të zgjohesha sepse nuk doja të vdisja”.

Pranë saj në spital ishte edhe i dashuri i saj Santiago – ose Santi – i cili mezi mban lotët.

Çifti kishte kaluar katër muaj në Kfar Aza – një vend që ata e cilësojnë si më të bukurin në tokë.

“Santi më tha: Neta, të lutem hape dritaren, të lutem kërce. Hapa dritaren dhe pashë 10 ose 15 terroristë”.

Ajo nuk mund ta besonte atë që shihte.

“Ata po qëndronin në një makinë me një automatik të madh, duke pirë cigare dhe duke qeshur sikur të ishin me pushime”.

Neta thotë se ajo dhe i dashuri i saj kishin frikë të hidheshin, por kur një sulmues hodhi një granatë në dhomë, Santi e kapi dhe ata u hodhën nga dritarja së bashku.

“Terroristët na panë dhe filluan të qëllonin sikur të ishim asgjë”.

Neta u godit edhe me më shumë plumba në këmbë dhe në dorë.

“Santiago më bërtiti: “Të lutem ngrihu – fillo të vraposh. Nëse nuk ngrihesh në këmbë, ne do të vdesim. Ne do të vdesim”.

Santiago arrita ta mbante dhe ta dërgonte në një vend të sigurt dy rrugë më larg, ku u fshehën nën një grumbull të madh mbeturinash, duke u përpjekur të qëndronin sa më të qetë.

Derisa ai përdori këmishën për të ndalur gjakun që rridhte nga këmbët e Neta-s, ajo arriti t’i dërgonte edhe një mesazh babait të saj.

“Baba më qëlluan, më ndihmo”, ishte mesazhi që i dërgoi. Ndërsa i ati i ktheu që po vinte për ta shpëtuar.

Babai i saj tha se i kishte ndalur zemra dhe tha se ishte shumë i inatosur, ndersa foli për BBC dhe qëndronte pranë vajzës së tij në spital.

Polici me rroba civile ishte tashmë rrugës për në Kfar Aza, por kur më në fund mbërriti me makinën e tij, persona të armatosur hapën zjarr dhe ai u përgjigj.

Shimon u kthye mbrapsht, ndërsa plumbat e goditën automjetin e tij dhe ai arriti të largohej. Ai më pas u përpoq të bënte një përpjekje të dytë për të shpëtuar vajzën e tij.

“Papritur, tre fëmijë vrapuan drejt makinës sime, sepse më kishin dëgjuar duke bërtitur në hebraisht. Dhe unë hapa derën. Ata filluan të futen përpara, por dy terroristë dolën nga shtëpitë dhe qëlluan mbi ne”.

Shimon thotë se arriti të arratisej me tre vajzat.

Ai nuk e dinte se ku jetonte vajza e tij, por u nis për në vendndodhjen që ajo e dërgoi.

Pastaj ai e gjeti atë. Ai e futi Neta-n në pjesën e pasme të makinës së tij dhe së bashku me Santiagon, i cili gjithashtu ishte qëlluar në këmbë, ata shkuan në spitalin më të afërt.

Agraνon sitυata në Izrael/ Gazetarit shqiptar i ndodh e papritura, zbαrdhen detajet e para

Artur Bibës, gazetarit shqiptar që po ndjek zhvillimet e ushtarëve izraelite në kufi me Gazën, sot iu rrezikua jeta në vijën e parë të frontit të luftës.

Siç tregoi ai së bashku me kameramanin dhe një gazetar tjetër të cilët kishin hyrë gabimisht në vijën e frontit të parë, u shënjestruan nga ushtarët e Izraelit, që ishin gati të qëllonin.

Për fatin e tyre të mirë, në momentin e fundit para se të shkrepnin këmbëzën e armeve, ata dalluan në jelek shkrimin e gazetarit. Sipas deklaratës së Bibes, ushtarët i shtrinë në tokë, i morën telefonat dhe pajisjet e tyre dhe pasi e verifikuan që ishin gazetarë, i lanë të lirë.

Gazetari tregon se fjalët e ushtarëve ishin këto: E para jeni të çmendur, e dyta jeni shumë me fat sepse edhe mund të kishit vdekur”.

Bibe edhe pse në momente frike dhe paniku, ka arritur që të filmojë momentin, kur janë ndaluar nga një tank me ushtarë izraelitë që i kishin drejtuar armët, duke menduar se janë armiku. Në video Bibe dëgjohet gjatë gjithë kohës duke thënë se janë gazetarë.

E rëndë, ρërmbγset aυtobusi, 4 të νdekur

Mëngjesin e sotëm, në Turqi 4 persona humbën jetën dhe 32 të tjerë u plagosën, pasi një autobus që transporton pasagjerë u përmbys në anë të rrugës.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 06:30 në zonën Yazyurdu të autostradës Pinarbaşı-Gürün.

Sipas mediave turke, drejtuesi i autobusit ka humbur kontrollin dhe është përmbysur në anë të rrugës.

Pas njoftimit, në vendngjarje janë nisur ekipet e shëndetësisë, zjarrfikësve, policisë dhe xhandarmërisë.

Ekipet kanë thyer xhamat e autobusit dhe kanë shpëtuar pasagjerët e bllokuar.

Të lënduarit janë dërguar me ambulancë në spitalet përreth.

Hetimet e ekipeve në vendngjarje vazhdojnë.