/Avionë me armë bërthamore? NATO zbαrdh υendimin e fυndit, ja çfarë po ndόdh

Avionë me armë bërthamore? NATO zbαrdh υendimin e fυndit, ja çfarë po ndόdh

NATO ka reaguar pas njoftimit të dhënë për stërvitjen ajrore “Steadfast Noon” e cila është planifikuar me karakterisitkën e simulimit të skenarëve në një luftë me kërcënim bërthamor.

Ogranizata qartësoi se avionët nuk do të mbajnë bomba bërthamore me vete. Edhe pse ata janë të stacionuar në Ghedi, aeroporti ku është vendosur “grupi i ndarjes bërthamore të NATO-s”. Është një model operacional ku vendi pritës ofron transportuesin, amerikanët ofrojnë bombën”, u shprehën ata.

Pavarësisht nga siguria e madhe dhe fshehtësia stërvitja zhvillohet edhe me qëllimin e veçantë të tregmit të forcës ndaj një kërcënimi si Rusia në prag të një luftë të mundshme. Ndërkohë, mbi 60 avionë të NATO-s po vërshojnë në qiejt e Belgjikës, Detit të Veriut dhe Mbretërisë së Bashkuar, në prani të Vladimir Putin dhe gjeneralëve të tij.

“Do të ishte një shenjë e keqe nëse do të anulonim papritur një stërvitje rutinë të planifikuar prej kohësh. Duhet të kuptojmë se sjellja e vendosur e NATO-s është mënyra më e mirë për të parandaluar një përshkallëzim”, tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg.