Në video shfaqen momentet e tmerrit kur një avion për pak sa nuk ulet mbi një tjetër mjet fluturues që ndodhet në pistën e aeroportit.
Ngjarja në fjalë ka ndodhur në aeroportin e San Franciskos. Avioni që rrezikoi të shkaktonte tragjedi i përket kompanisë “Air Canada”.
Incidenti ka ndodhur në Korrik të vitit të shkuar por pamjet janë publikuar ditët e fundit nga kompania ajrore.
Kur piloti i afrohet pistës, kupton se aty ndodhej një tjetër avion dhe ai bën një manovër të shpejtë duke u ngritur sërish në ajër.
Fatmirësisht kontakti mes dy avionëve u shmang çka do të sillte një tragjedi të vërtetë./