Avokati i Zani Çaushit: Nuk kërkoj Iirimin nga burgu, t’i përllogaritet saktë DËNlMl

0
348

Për të dytën herë Myrteza Caushi kërkon që t’i bëhet llogaritja e viteve te burgut qe ka kryer. Avokati i Zan Çaushit, pretendon se është bërë gabim llogaritja e viteve të dënimit që ka kryer i mbrojturi prej tij.  Arben Lera tha se kjo betejë do te vazhdojë sipas procedurave ligjore duke kërkuar edhe lirimin me kusht.

“Në këtë kërkesë që ne kemi depozituar në gjykatë, siç është e përcaktuar në objekt ne nuk po kërkojmë lirimin e Zani Çaushit, në këtë gjykim kërkojmë llogaritjen e saktë të kohës së vuajtjes së dënimit të Myrteza Çaushi.

Ka një handikap në llogaritjen e kohës së vuajtur të dënimit, pasi kemi dy vendime dhe duke pasur parasysh përcaktimin ligjor. Vendimi ka datën kur merr formë të prerë, kohën në të cilën dënohet i pandehuri dhe njëkohësisht ka një pikë tjetër, e cila është shumë e rëndësishme që thuhet vuajtja e dënimit fillon në këtë datë. Ne kemi marrë vendimet, kemi bërë mbledhje të thjeshta aritmetike, pasi llogaritja e vuajtjes së dënimit është aritmetikë t thjeshtë dhe i jemi drejtuar gjykatës me kërkesën për të pasqyruar saktë kohën e vuajtjes së dënimit.

https://youtube.com/watch?v=b29gJ0h6DTE%3Ffeature%3Doembed

Pas llogaritjes së kohës së saktë të vuajtjes së dënimit, pasi edhe në gjykimin e parë ne jemi tërhequr ka qenë pikërisht mos llogaritja e saktë e kohës së vuajtjes së dënimit, do të vazhdojmë procedurat ligjore duke kërkuar edhe lirimin me kusht. Duhet të jemi të qartë se ligji, neni 64 është për të dënuarit e zakonshëm, për të dënuarit me burgim të përjetshëm është vetëm neni 65.

Referimet që i bëhen nenit 64 nuk kanë lidhje me nenin 65. Ka një praktikë të gjykatës Europiane së të Drejtave të Njeriut. Në rast se neni 65 do ishte përshkruar në nenin 64 atëherë pse do duhet që të vihej në një nen më vete.

Neni i të dënuarve me burgim të përjetshëm parashikohet vetëm nga neni 65, sepse një i dënuar me burgim të përjetshëm mund të ketë shumë dënime të mbledhura.Masa administrative është një masë që në këndvështrimin tim nuk është marrë në përputhje me ligjin. Por do të shprehet gjykata në lidhje me këtë”.

Pak kohë më parë, Zani Çaushi kërkoi lirimin me kusht duke deklaruar se është rehabilituar dhe se ka dy fëmijë të mitur. Myrteza Çaushi u arrestua në 3 shtator 1999. Pas gjykimit nga gjykata e Vlorës, ai u dënua me burgim të përjetshëm.

 Kreu  i Bandes se Çoles akuzohej për krijim të grupit kriminal, mbajtje të mjeteve luftarake, vrasje, pengmarrje, gjobëvënie, shkatërrim te institucioneve të shtetit, trafik droge e deri në djegie personash, ngjarje këto të ndodhura gjatë viteve 97- 98./mv. avcnews.al