Lajme

Bγrek, sallatë dhe Cola, njihuni me pοlitikanen shqiptare që ha në zyrë dhe “kursen”

Zëvëndëskryeministrja, e cila vjen nga komuniteti boshnjak në Kosovë, është parë sot duke u ushqyer në zyrën e saj.

Në një fotografi të postuar nga një asistente e saj, Redzepi shihet duke ngrënë byrek dhe coca-cola.

Fotografia që shfaq Redzepin duke ngrënë drekë, është publikuar në të njëjtën ditë të shfaqjes në publik të një fotografie të saj me Numan Baliqin, ish-deputetin e dënuar për sulm seksual.

Të hënën, në media u publikua një fotografi që dëshmonte mbi një takim të Redzepit me Baliqin. Takimi kishte ndodhur javën e kaluar.

Ish-ministri i Shëndetësisë, Numan Baliq, është shpallur fajtor për veprën penale të sulmit seksual.

Baliq është dënuar me dy vite burgim. Në këtë dënim, Baliqit do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim dhe arrest shtëpiak.

Po ashtu, ndaj Baliqit u shqiptua edhe dënimi plotësues, ndalimi i ushtrimit të profesionit të mjekut në periudhë prej dy viteve.