Bυrgu gati/ Donald Lu me ‘hu’, Yuri Kim me detγrim
Të gjithë antiamerikanët shqiptarë, nga frika e burgut, e pranojnë se është koha për përmbushje të detyrimeve kushtetuese, për ligjin, standardet demokratike dhe pastërtinë e politikës dhe pushtetit. Ata ende gënjehen se do të mashtojnë amerikanët, me jo sot, jo nesër. Por s’ka më nesër. Drejtësia do bëhet sot! Edhe burgu sot!/
Shkruan Sokol Pepushaj
Burgu sot, s’ka më neser
S’ka më “Peshqit” do të kapen nesër. Kanë “avulluar” ato retorikat bajate. S’pranohen spektakle sektoriale të fokusuara në manifestime të tipit Adriatik Llalla, kur ishte kryeprokuror dhe ishte më imunitar ndaj burgut se kryeministri.
Normale, çdo kryeprokuror, krahasuar me çdo kryeministër, e ka më të fortë “helmetën” përballë ligjit.
Por ish kryeprokurori që firmosi e nisi reformën, sot është ‘Peshk’ për veten..
Peshq të mëdhenj janë edhe Sali Berisha, Fatmir Mediu, Ilir Meta, Bashkim Dedja, Fatmira Hajdari, Arben Ahmetaj, Edi Rama, Xhezair Zaganjori, Monika Kryemadhi, Gjin Gjoni e gjithkush ishte e është elite politike dhe juridike. Të gjithë Peshq, të gjithë anti-drejtësi, anti-amerikanë.
Pse ishin e janë të tillë, Donald Lu, shpeshherë ngjante, jo me një diplomat, po me një kuksian të zëmëruar nga taksat e Rrugës së Kombit.
Më 16 korrik 2016, Edi Rama e Lulzim Basha ziheshin si maçokë për reformën në Drejtësi. Bënin “spektakël”. Tërhiq e mos këput. Do t’i bëjmë “detyrat” neser, zig-zage “lozonjare”, e ç’ka nuk i shkon askujt ndër mënd, kur fap, shqip e shqeto, u ftillua në bisedë Donald Lu:
“Problemi do zgjidhet në njërën nga mënyrat. Edi Rama dhe Lulzim Basha ose do të gjejnë një zgjidhje që mund të mbështetet si nga qeveria, ashtu edhe nga opozita, ose, mund të mbyllen brenda asaj salle takimi së bashku, përjetë. Të zgjedhin e të mos shtiren”.
Pas pak orësh, ranë në “paqe”. U tutën trimat nga “huri”, u tutën “trimat” nga burgu.
Ç’bënë, ç’zgjidhën?
Nejse, shqiptarët e “hëngrën”. Ata e kaluan klasën duke zgjidhur jo keqkuptimet, por moskeqkuptimet.
Pak ditë më vonë, më 22 korrik 2016, Rama e Basha vunë në rresht kriminelët e hajdutët e Parlamentit dhe i urdhëruan të shkojnë tek “kosharja” të votojnë ligjet që sot po i dërgojnë në burg.
Lu, me hu, Kim me detyrim.
Edhe sot kërkohet reformë. Jo tek Adriatik Llalla dhe Bashkim Dedja, por tek Edi Rama dhe Lulzim Basha.
Sot, ndëshkimi është sot, jo nesër.
Sot, burgu është sot, jo nesër. E përbashkësta e Lu me Kim është se kapot e krimit gjyqtarët, politikanët, hajdutët, qasjen e kanë të njëjtë: antiamerikanë, antiligj.
E veçanta është se, frikën e kanë racion për sot, jo për nesër.
Ajo që i tërbon Edi Ramën, Sali Berishën, Ilir Metën, Lulzim Bashën, dhe gjithë fisin e tyre të degjenerimit, është ndryshimi i kohës amerikane mbi Ballkan.
Donald Lu, nuk e kishte në fjalor “non gratën”, por peshkun e burgun.
Yuri Kim megjithëse njeh peshkun dhe ka çelësat e burgut, seç ua ka gjetur “plagën” që u dhëmb më shumë, ‘non gratën’.
Me ‘non grata’ “qëlloi” e shtriu përdhe “lisin” më të fuqishëm të (pa)drejtësisë, Kryeprokurorin e Republikës, Adriatik Lllalla, me ‘non-grata’, “plagosi” për të mos u ngritur kurr më, Babën e Krimit në Ballkan, Sali Berishën.
Pra,Yuri Kim, ka përcaktuar largimin prej pozicioneve kushtetuese, politike dhe publike të personave me probleme kriminale.
Është potent investimi publik amerikan.
Të gjithë antiamerikanët shqiptarë, nga frika e burgut, e pranojnë se është koha për përmbushje të detyrimeve kushtetuese, për ligjin, standardet demokratike dhe pastërtinë e politikës dhe pushtetit. Ata ende gënjehen se do të mashtojnë amerikanët, me jo sot, jo nesër.
Por s’ka më nesër. Drejtësia do bëhet sot! Edhe burgu sot!/Pamfleti