/Babai i Klodian Rashës takohet me poIicin që i mori jetën të birit në saIIën e gjyqit. ZbuIohet biseda mes tyre

Babai i Klodian Rashës takohet me poIicin që i mori jetën të birit në saIIën e gjyqit. ZbuIohet biseda mes tyre

Teksa ditën e sotme gjykohet çështja e ish-policit të forcave “Shqiponja”, Nevaldo Hajdaraj i cili goditi me armën e shërbimit 25-vjeçarin Klodian Rasha, babai i këtij të fundit ka shkuar pranë gjykatës për të dëgjuar nga afër seancën paraprake.

“Kam kërkuar që ditën e parë drejtësi. Sot erdha të dëgjojë dhe të shikoj në sy ballë për ballë se çdo të thotë drejtësia.” ka thënë Qazim Rasha.

“Mendoj që tragjedi të tilla asnjë familje të mos i përjetojë. Asnjë zemre nënë të mos plagoset, asnjë zemër vajze dhe djali të mos vri.tet në një mënyrë makabre si puna e djalit tim”, tha ai.

Ndërkohë, burime të pranishme në sallën e gjyqit kanë treguar dhe fjalët e të pandehurit Hajdaraj, drejtuar të atit të Klodian Rashës.

“Nuk e keni idenë sa i hidhëruar jam për atë që ndodhi, i kërkoj falje babait ja kuptoj dhimbjen por ta dish që asnjëherë s’doja të ndodhte kjo që ndodhi. Sido që të vej gjykimi do e kem në ndërgjegje gjithë jeten”, ka qenë fjalët e 25-vjeçarit Nevaldo Hajdaraj.