Babain ia vr*anë e nëna i braktisi, mbesa surprizon gjyshërit që e rritën me sakrifica

0
237

Këtë mbrëmje në programin ‘Dua të të bëj të lumtur’, u tregua ndër të tjera, edhe historia e një vajze nga Shkodra.

Brisilda kishte ardhur në studio për të falënderuar gjyshërit që e rritën atë bashkë me vëllezërit e saj.

Babai i saj kishte emigruar në Greqi për të punuar, por fatk.eqësisht e kishin vr.arë.

Një vit më vonë Brisilda dhe vëllezërit e saj u braktisën edhe nga nëna e tyre. Brenda një kohe të shkurtër ajo dhe vëllezërit e saj mbetën jetimë.

Por, për fat të mirë, për ta menduan gjyshërit, Shaqja dhe Toma, të cilët i rritën si t’i kishin të tyret.

Veçse u kujdesën për ta, gjyshërit i kishin mësuar gjithashtu që të mos e gjykonin nënën e tyre që i la, pasi sipas tyre, ajo ishte e re kur mori atë vendim.

Brisilda iu drejtua gjyshërve:

Dua t’ju falenderoj për çdo gjë që keni bërë për ne. Ju për ne jeni krenaria jonë, bota jonë! Nuk jeni vetëm gjyshërit tanë, jeni baba dhe nënë. Faleminderit që ekzistoni!”