syntax error, unexpected '<', expecting end of file

Basha bën gafën e radhës, Ramës nuk i shpëton: *E martë e shenjtë…

Kryetari i Partisë Demokratike ka takuar mbrëmjen e së martës qytetarët e Kurbinit. Në fjalën e tij, Basha përmendi po ashtu se kjo e martë është e shenjtë për besimtarët katolikë.

Megjithatë, kryedemokrati ngatërroi datën e përfundimit të pelegrinazhit, me atë të ditëlindjes së tij më 12 qershor.

“Ju përshëndes nga Kurbini në këtë të martë të shenjtë për besimtarët katolikë, është nata e parë, e marta e parë e Shna Ndout , përfundon pelegrinazhi në 12 qershor, kur Shqipëria do të marrë pjesë.. më 13, se më 12 është ditëlindja ime.”

Pas gafës së kryedemokratit Lulzim Basha, kryeministri Edi Rama ka postuar një foto nga kisha e Shën Ndout.

Në imazhin e publikuar në “Facebook”, vihen re disa qirinj të ndezur duke simbolizuar edhe të martën e parë të shenjtë të pelegrinazhit.

Ndërkohë Rama ka shkruar: “*E martë e shenjtë, e para e 13 të martave të Shën Ndout”.