/Basha çon në bùrg Berishën, Metën dhe Ramën, duke mos futur doktorin në Iista

Basha çon në bùrg Berishën, Metën dhe Ramën, duke mos futur doktorin në Iista

Lulzim Basha ka në dorë një moment të artë, të hapë derën e burgut për gjithë hajdutët, Berishën, Metën, Ramën dhe mbi 70 për qind të politikës dhe pushtetit, pasi përqindja e të korruptuarve, është aty-aty me sektorin e drejtësisë. Kjo bëhet vetëm me një lëvizje, që edhe po pritet. Të mos pranojë emrin e Sali Berishës në listën e kandidatëve për deputet të PD-së.

Edi Rama nuk është se i trëmbet rotacionoit politik, pasi kjo tashmë dihet, askush më shumë se tetë vite nuk ka shanse të sundojë e të vjedhë. Po të ishte puna për sundimtar, 12, 16 apo 20 vjeçar, nuk do ishte Rama, por një Oktapod i fuqishëm si Sali Berisha, që nuk do të zbriste kurrë nga froni.

Berisha, normalisht që ishte më i kompletuar si demagog, më antiamerikan, i kishte më hije forca e zakonit dhe i rrinte më bukur zakoni i forcës.

Edhe kur Saliu vriste njerëz, nuk është se populli mund të reagonte fort, edhe kur votimet dilnin 120 për qind, nuk është se shtypja kthehej në muskuj.

Por rotacionin ama, duhej ta bënin dhe duhet ta bëjnë këta, sa nuk kemi të tjerë.

Berisha dhe Rama janë besnikë ndaj banditizmit qeveritar dhe tradhëtarë të interesave të ndërkombëtarëve. Kështu, vetëm kështu, mund të mbijetojnë këta, mbështetur nga një prapavijë e fortë kriminale e pasurore, me Ilir Metën, Fatmir Mediun, Shpëtim Idrizin, Lefter Kokën, Genc Pollon, Petrit Vasilin etj. etj.

Ishte aq foshnjore marrëveshja e 18 majit 2017

Duke i dhënë opozitës Zv/kryeministrin, ministrin e Brendshëm, të Arsimit, Shëndetësisë, Financave, Mirëqenies sociale, drejtësisë, pozicionet e drejtorit të OSHEE-së, Aluiznit, Hipotekës, Burgjeve , kryetarin e KQZ-së, avokatin e popullit, etj. për t’i lënë Ramës fitoren në zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit 2017, u qetësuan të gjithë. Vetëm Lulzim Basha duket se tjetërgjë kishte në projekt, ndoshta largimin e “gjumit”, për t’i vënë në gjumë përgjithmonë hajdutët, që sot kanë frikë pikërisht shefin e opozitës.

Peshqit e mëdhenj, mëndonin se do ta kishin të qetë jetesën skutave të partive, të pushtetit dhe mafies.

Po ndryshe kanë rrjedhur punët sot.

Nuk janë këtu në lojë vetëm marëveshjet, por edhe vëndosmëria e Amerikës për të shkatërruar bandën e Ndranghetës. që po e përdor Shqipërinë, vend anëtar të NATO-s, si në lavatriçe të parave të krimit, drogës dhe prostitucionit.

Ambasadorja Yuri Kim ka dhënë mesazh të forte, që politika dhe krimi nuk mund më të qeverisin bashkë, të ndajnë djersën e popullit bashkë, të ndërrojnë portat si duan e kur duan duke mbytur gjithmonë zërin dhe forcën qytetare.

Të gjithë e pranojnë se ka vjedhje, ka mafie, ka kriminelë, po asnjëri nuk ja drejton gishtin asnjërit. Bile Edi Rama del haptas dhe mbron edhe ata që kanë probleme me korrupsionin e madh, megjithëse e di fort mirë, se pasuritë do të zbardhen cent për cent, pasi e di fort mirë, se si në rastin e Kroacisë, dosjet janë gati, të hetuara dhe të kopsitura.

Dosje politikanësh dhe zyrtarësh shumë të lartë, jo vetëm me vizë të revokuar, por me aktivitet të rrezikshëm kriminal, janë disa qindra.

Mes tyre janë emrat e Sali Berishës, Petrit Vasilit, Ilir Metës, Fatmir Mediut, Vangjush Dakos, Gledian Rahovicës, Elvis Roshit me shtatë emra, Aqif Rakipit, Fatmira Hajdarit, Shkëlqim Selamit, Flamur Nokës, Dashamir Tahirit, Pandeli Majkos, Genc Pollos, Ilir Beqajt, Erion Veliajt, Genc Rulit, Kastriot Islamit, Spartak Brahos, Ylli Manjanit, Ridvan Bodes, Arben Imamit, etj, etj, deri tek emrat e shumë pronarëve të mediave e analistëve.

Çelsi i Arkës së Noas është pikërisht në dorën e atij që dikur me humor Rama thoshte se edhe kur e pyet sa është ora, gënjen.

Duket se Rama paska patur të drejtë në dyshimin për sinqeritet, pasi ka të ngjarë që Lulzim Basha të bëjë atë çka i ka prëmtuar vetes, jo Ramës, Berishës dhe Metës.

Ka në dorë një moment të artë, të hapë derën e burgut për gjithë hajdutët, Berishën, Metën, Ramën dhe mbi 70 për qind të politikës dhe pushtetit, pasi përqindja e të korruptuarve, është aty-aty me sektorin e drejtësisë.

Kjo bëhet vetëm me një lëvizje, që edhe po pritet.

Të mos pranojë emrin e Sali Berishës në listën e kandidatëve për deputet të PD-së./Pamfleti