“Basha është kukuII e Berishës”! Gazetari italian: Demokratët i komandon ende “GJYSHl në pension”

    0
    227

    Gazeta ‘Corriere della Sera’, përveç kryeministrit Edi Rama, ka zhvilluar një intervistë edhe me gazetarin italian, Alesio Vinçi, i cili ka punuar në Shqipëri dhe në rajon. Italianët e kanë pyetur gazetarin për situatën e krijuar në vendin tonë.

    Në reagimin e tij, gazetari Vinçi është treguar i ashpër ndaj opozitës shqiptare, duke thënë protesta e 16 shkurtit nuk ishte re.voltë popullore, por një protestë e organizuar që nuk do zgjasë. Sipas tij, Lulzim Basha është thjesht një kukuII e Sali Berishës, duke shtuar se këtë të fundit e quajnë të gjithë “gjyshi në pension”.

    “Problemi është se Shqipëria është shumë e ngadaltë në transformim dhe çdo gjë kalon nëpër kontrata të mëdha. Përderisa ekziston një ekuilibër mes dy partive, ekziston një pamje e paqes. Megjithatë, sot kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiaku Erion Veliaj janë socialistë.

    Të dy janë shumë aktivë në rrjetet sociale, janë trendy dhe janë pranë rinisë. Ndërsa demokratët kanë ende Berishën, të cilin të gjithë e quajnë ‘gjyshi në pension’. Lulzim Basha është vetëm kukull e Berishës”, shprehet ai.