Basha kukull e Rusisë/ Deputetit socialist i del parashikimi i dy viteve më parë

    0
    388

    Debati për ndikimin rus në Shqipëri është rikthyer këto ditë në qendër të vëmendjes, kjo edhe për shkak të he.timit të Prokurorisë të Tiranës ndaj Partisë Demokratike për fondet e lobimit në Shtetet e Bashkuara. SkandaIi me lobimet u zbulua disa muaj më parë nga Mother Jones” që botoi një investigim në lidhje me këtë cështje.

    Nisur nga zhvillimet e fundit deputeti socialist Ervin Bushati u shpreh se kreu i PD, Lulzim Basha po bie pre e skenarëve rus që kanë për qëllim destabilizimin. Ai gjithashtu e quan kryedemokratin një kukull ruse.

    “Unë nuk po them që Lulzim Basha është agjent rus, sepse ndoshta ata mund të kenë ndonjë kualifikim inteligjence dhe ndoshta nuk e marrin, por ama që po bie pre e skenarëve që nuk janë skenarë të partneritetit tonë, nuk janë skenarë të NATO-s dhe destabilizon Shqipërinë në një format të tillë, është momenti që forcat progresive, forcat pro perëndimore, forcat pro NATO, pro europiane në Partinë Demokratike të ndahen nga këto sjellje të cilat destabilizojnë në mënyrë tërësisht të pandërgjegjshme.

    Unë do të bëja thirrje që zoti Basha në radhë të parë të distancohet nga dh.una, mos të tr.ondisë themelet e një demokracie të stabilizuar si Shqipëria, mos të go.dasë institucionet si parlamenti dhe të mos vihet në lojë si një kukull ruse siç po bën duke e kthyer Shqipërinë në një lajm, ndërkohë që nuk është lajm”, tha Bushati

    Është e çuditshme pasi deputeti socialist ka mbajtur të njëjtin qëndrim edhe dy vite më parë, kur në intervista të ndryshme dhe gjatë fjalës në parlament ka shprehur shqetësimin për ndikimin rus në Shqipëri dhe vecanërisht përdorimin e kreut të PD. Sic dëgjohet edhe nga video e mëposhtme, Bushati ngrinte pikëpytje për takimin e ambasadorit rus me kreun e PD dhe cfarë tematike kishte ai takim.

    Sot, duket se lidhjet e fshehta të Lulzim Bashës me rusinë po dalin në pah, por ajo që mbetet misterioze është parashikimi dy vite më parë i qëIIuar në shenjë nga deputeti socialist Ervin Bushati në lidhje me këtë cështje. Më poshtë video e deputetit 2 vite më parë dhe video e djeshme gjatë fjalës në parlament.