Lajme

Basha nuk iu ndαhet gαfave/ “5 me 2, ja bënë lezhjanët regjίmit”

Gjatë takimit të sotëm në Lezhë kreu i Partisë Demokratike është ngatërruar në fjalën e tij.

Teksa fliste në vend të thoshte që lezhjanët, mirditorët dhe kurbinasit ia bënë 8 me 2 regjimit, tha ‘5 me 2’.

Kreu i PD duket se ka lidhur një pakt me gafat pasi pothuajse në çdo dalje të tijë e ka lënë nga një.

Tek po vija këtu, i thashë Markut, një të vërtetë që e dinë të gjithë: ishte marifeti i ndryshimeve anti-kushtetuese të 5 tetorit

dhe ndryshimi i njëanshëm i kushtetutës në 30 korrik ai që edhe matematikisht i hoqi mandatin e pestë koalicionit tonë në Lezhë.

5 me 2 ja bënë lezhjanët, mirditorët dhe kurbinasit një regjimi që nuk la gjë pa përdor kundër tyre,”- tha Basha.null

Zakonisht gafat më epike të Bashës kanë të bëjnë me shifra, por nuk mungojnë lapsuset dhe gafat e rënda edhe në fusha të tjera, duke konfirmuar mungesë të theksuar njohurish.

7 x 7 = 42, humbëm 8 vite në këto 4 vite, 6 në 4 biznese dalin me humbje, flamuri i Kastriotëve u ngrit në 1944, ulja e çmimit të dritave me 300 lekë për litër, janë vetëm disa nga ‘perlat’ e Lulzim Bashës.