Basha nxin Shqipërinë para PPE-së në Sofje: Shtet i kapur, krim i organizuar dhe korrupsion

    0
    270

    Kryedemokrati Lulzim Basha ka qenë në Sofje, ku ka marrë pjesë në samitin e Partive Popullore Europiane.

    Teksa na ndan rreth një muaj nga vendimi për çeljen ose jo të negociatave, lideri i demokratëve ka deklaruar para Presidentit të PPE-së Joseph Daul se Shqipëria e ka shtetin e kapur, është e mbushur me krim të organizuar dhe ka korrupsion të lartë.

    Pasi ka renditur të gjitha problemet që sheh opozita tek qeveria “Rama”, Basha si për ironi ka kërkuar që BE pavarësisht ekzistencës së tyre duhet të hapë negociatat.

    Basha e argumentoi këtë qëndrim me bindjen se me nisjen e bisedimeve të anëtarësimit, Bashkimi Europian do të shtojë asistencën që vendi të luftojë kapjen e shtetit, krimin e organizuar, korrupsionin, të ndihmojë në sundimin e shtetit të së drejtës, përfshirë edhe zhvillimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme.

    Ndërkohë, lideri i demokratëve tregoi edhe planin e demokratëve. Sipas Bashës, kur të vijë në pushtet do të punojë për çlirimin e shtetit nga kapja e krimit të organizuar, për shkëputjen e lidhjeve të politikës me krimin, luftën kundër korrupsionit, për rritjen ekonomike dhe rikthimin e shpresës në vend.(TemA)