/Basha shpall fitοren pa u nυmëruar ende asnjë vοtë: Faleminderit qytetarëve që zgjοdhën ndryshimin!

Basha shpall fitοren pa u nυmëruar ende asnjë vοtë: Faleminderit qytetarëve që zgjοdhën ndryshimin!

Kreu i Partisë Demorkratike, Lulzim Basha, në një prononcim për shtyp pas Exit Poll-eve të para ka zgjedhur të shpallë fitoren ende pa u numëruar asnjë votë.

Ndryshe nga kryeministri Rama, të cilin edhe pse sondazhet e nxorën fitues, u tregua më i përmbajtur duke pritur numërimin,

Basha ka shpërthyer në entuziazëm të parakohshëm kur deklaroi se: 

“Falenderoj të gjithë qytetarët që zgjodhën ndryshimin! Kam besim që komisionerët do ta përmbyllin procesin me durim.

Sic kam thënë në fillim të fushatës në fund të këtij procesi Shqipëria fiton.”