Lajme

“Basha të kthejë një herë gruan nga Holanda, pastaj të ndalojë shqiptarët të ikin në emigracion”

Aktivistja dhe juristja Brizida Gjikondi duke komentuar spotet elektorale te kryeministrit Edi Rama dhe atë të kreut të PD-së, Lulzim Basha, beri nje deklarate te forte kur tha se Basha duhet të rikthejë njëherë në vend,

bashkëshorten e cila ka lënë shtetësinë shqiptare për të marrë pasaportën holandeze, e më pas të rikthejë shqiptarët.

“Spoti i Ramës ka një shtrirje shumë të madhe, vaksinimi është një sukses i qeverisë shqiptare në krahasim me të gjitha qeveritë e Ballkanit.

Rama ka dhënë mesazhe pozitive sa i takon turizmit. Kurse spoti i Bashës është skandaloz,se Basha ka fajet e veta sa i përket largimit të njerëzve se është pjesë e opozitës shqiptare.

Bashkëshortja e tij ka nënshtetësinë holandeze e ka lënë atë shqiptare, së pari t‘i kthehet bashkëshortja në Shqipëri e të votojë.

Ka përgjegjësi personale, t’i mbushë mendjen bashkëshortes që la shtetësinë shqiptare.

Përgjegjësia është e barabartë, është një opozitë që ka braktisur pushtetin, përpara se të kthejë anonimin nga autobusi.

E e ke parë se çfarë programi ka Basha? Program emocional, asgjë konkrete”, tha Gjikondi.