Bashkeshortja e fton për t’i sqaruar “TRADHTlNË”, Iliri përIotet Iive në emision
Një krizë në çift dhe një bashkëshorte që i kërkon të shoqit ta kuptojë e të jetojnë të lumtur jetën e tyre është shfaqur ditën e sotme në “Ka një mesazh për ty”.
Matilda, 29 vjeç, nënë e 2 fëmijëve, tregoi se thashethemet që fshati ka bërë për të, i janë kthyer në makth dhe bashkëshorti i saj ka humbur besimin tek ajo.
Matilda tregoi:
Jam martuar 16 vjeçe me shkuesi, me Ilian kemi shkuar shumë mirë, çift me harmoni, na kishin zili. E kam thirrur bashkëshortin sepse ka ndryshuar shumë dhe shkak janë bërë thashethemet. Para nja 2 muajsh unë nuk ndihesha mirë, isha paqejf dhe më morën prindërit e mi bashkë me fëmijët.
Na ndodhi edhe një përmbytje dhe e kishim shtëpinë në ujë. Pas 6 ditësh merr ne telefon burri dhe thotë që kishte dëgjuar fjalë. Sikur unë bashkëjetoja me një person nga fshati dhe kisha krijuar martesë të dytë.
I thashë prindërve, ai erdhi dhe më gjeti te shtëpia mamit dhe babit. Babi u nxeh sepse beson tek unë. Këtë personin për të cilin u hapën fjalët e njoh, e kam parë nga larg. E kam takuar në një dyqan të fshatit. Në Facebook më ka bërë një ftesë para 1 viti.
Burri më tha mos e prano. I bëra bllok atij personi dhe s’kisha asnjë kontakt. Nuk di kush i ka përhapur këto fjalë. Burrit i vinin telefonata anonime dhe vendosëm ta denonconim në polici. Ky person na doli përballë dhe i tha burrit tim “më keni prishur familjen. Unë ty apo ti mua?” i tha burri im. “S’më qasin në familje” tha. Dua të vish të më besojë familja i tha. Bashkëshorti im nuk është më si përpara. Ai dikur bënte gjithçka për mua”.
Iliri erdhi në studio dhe sapo pa Matildën në ekran e kuptoi për çfarë e kishte thirrur. Ai u përlot kur ajo nisi ta falenderonte dhe t’i kërkonte të ketë besim.
Matilda vijoi më tej:
Ilir të kam thirrur të të falenderoj për gjithçka ke bërë për mua, të falenderoj që ke ndenjur pranë meje, ke qenë një bashkëshort i mirë, baba shumë i mirë dhe këtë gje dua ta rifitoj sërish. Dua që të më besosh, mos dëgjosh fjalët e këqija. Dua të kemi jetën që kemi pasur. Fjalët nuk janë të vërteta. Të dua pafund”.
E teksa u përlot, Iliri u shpreh:
Ajo e ka dashurinë time, por unë jam i vrarë vetë. Ne i kemi mbaruar ato muhabete. Është e falur për mua, përderisa s’e kam parë me sytë e mi, s’kam pse t’i bie në qafë. Unë atë mora, atë do mbaj”.