Bebe Rexha akuzon producentin për ngacmim seksual

    0
    286

    Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, e ka akuzuar producentin Detail për kërkim të favoreve seksuale, transmeton “Zeri.info”.

    Ylli 28-vjeçe e ka dhënë mbështetjen e saj për këngëtaret e reja Kristina Buch dhe Peyton Ackley, të cilat kanë arritur të fitojnë urdhër-ndalesë kundër producentit në fjalë, të cilin e kanë akuzuar për abuzim seksual dhe fizik.

    Pasi këto akuza janë bërë publike, edhe bukuroshja shqiptare ka bërë një postim në Twitter: “Më vjen mirë që këto vajza kanë folur publikisht. Është e frikshme. Ai e ka provuar edhe me mua këtë, por unë thjeshtë kam vrapuar jashtë studios. Karma është bushtër. Është e frikshme për femrat që të flasin për këto punë. Ato femra që e bëjnë, janë të forta. Ai ka provuar të njëjtën gjë ndaj meje kur isha në fillim të karrierës”, ka shkruar Bebe, përcjell “Zeri.info”.

    Bazuar në dokumentet gjyqësore, Kristina ka deklaruar se Detail e ka dhunuar në muajin shkurt, pas një seance incizimi në Majami dhe e ka detyruar të bëj seks me të para ekipit tjetër.

    Ajo gjithashtu e ka akuzuar se ai me forcë e kishte kapur për flokësh, e kishte goditur dhe ngulfatur si dhe ia kishte kafshuar buzën në Malibu Beach Inn javën që shkoi, transmeton “Zeri.info”.

    Në anën tjetër, Peyton ka deklaruar se producenti e kishte bërë atë dhe Kristina-n si skllave të seksit, duke i thënë se industria muzikore ka të bëj vetëm me seksin.

    Ajo thotë se Detail, emri i vërtetë i të cilit është Noel Fisher, kishte hyrë në banjë derisa ajo po bënte dush dhe e kishte detyruar të bëjnë seks para një producenti tjetër. /ZËRI/