Nje nga premtimet e kryeministrit Edi Rama per mandatin e trete qeverises nese fiton ne 25 prill, ishte qe nuk do të ketë më policë në rrugë që te ndalojnë makinat për kontroll.
Rama tha se janë duke përfunduar procesin për dixhitalizmin e plotë të shërbimeve të transportit. Sipas kryeministrit gjithçka do të jetë online.
Do ketë një sistem që ka filluar dhe do kompletohet në mandatin e tretë ku s’ke më lidhje, gjithçka është online. Jo vetëm për policnë, por edhe për çdo qytetar me timon do të jetë reale.
Kush merr një gjobë nuk ka nevojë të shkojë në radhë te komisioni. Gjithçka online. Sot ka ndodhur është fakt për mbi 50 mijë që kanë pasur pretendime për masat administrative dhe strukturat e policisë kanë ndjekur pretendimin online. Me përfshirjen në sistem të monitorimit të trafikut, sdo shikoni më policë në rrugë. Do jetë aty vetëm kur duhet për shkak të një aksidenti apo krimi, por jo duke ndaluar dhe lëshuar. Gjithçka do të jetë online.