Bëhet me djalë pas 11 vitesh, prekëse nga materniteti në Tiranë, babai nuk e sheh dot foshnjen

0
170

Pa ndemia nuk është duke ndryshuar vetëm jetët tona, të mësuar me ritmin dhe jetën e shpejtë, e kaotike, por dhe bebeve që po lindin këto ditë në Shqipëri.

Nëse maternitetet gumëzhinin nga lulet, të afërmit e shumtë dhe dhuratat për të porsalindurit, tashmë nënat i drejtohen të vetme, sallave të lindjes apo operacioneve, pasi askush tjetër nuk lejohet që të hyjë në ambientet e maternitetit.

Gazetarja e Fax Neës, Ema Shazivari ka qenë mesditën e sotme pranë maternitetit ‘Koço Glozheni’ në Tiranë, ku situata si rrallëherë është e qetë, dhe ka shumë pak hyrje dhe dalje nga dera kryesore, të gjithë pjesë e ekipit mjekësor.

Në stolat e një parku aty pranë, gjendet një baba, që fëmija i tij i shumëpritur, ka ardhur në jetë shumë pranë tij, por që nuk mundet dot ta përqafojë.

Ai tregon në mikrofonin e Fax News, se është bërë baba për herë të dytë, nga lindja e vajzës 11 vite më parë, ndërsa shton se nusja e tij iu drejtua maternitetit e vetme.

Duket se ka rënë dakord me veten se të voglin do ta takojë vetëm disa ditë më pas, e tashmë do jetë në dorën e sigurt të mjekëve dhe infermierëve të maternitetit.

“Ndihem i lumtur, por nuk shkoj dot lart që ta shoh, nuk ka as 10 minuta çerek ore që ka lindur nusja, kemi ardhur këtu që në 5 të mëngjesit, e lashë te hyrja nusen.

Një doktor doli dhe më tha se kishte shkuar mirë gjithçka, vajzën e kam 11 vjeç, tani bëhem me djalë“, shprehet babai për Fax News,ku nuk mungojnë as emocionet.

https://www.facebook.com/plugins/video.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Ffaxnews.all%2Fvideos%2F223681415376076%2F&show_text=0&width=560