Berberi dënohet me 8 muaj burgim nga Gjykata sepse i preu keq flokët një klienti!

    0
    232

    Një berber i cili bëri një prerje flokësh një djaloshi duke i shkruar numrin 1, në kokë si një ndëshkim, bëri që të tjerët të qeshnin.

    Por ky veprim berberit i kushtoi me tetë muaj burg.

    Berberi Abdulrahim Omar, 21 vjeç nuk e mendoi se mund të ndëshkohej nga gjykata, kur i prishi flokët një 10 vjeçari, i cili sipas gjykatës u la me “dëm psikologjik dhe fizik”, shkruan Metro.uk transmeton Indeksonline.

    Kur policia arrestoi Omarin, ai i tha policisë se donte t’i mësonte djalit një mësim rreth rrezikut të prerjes së flokëve.

    tha:

    “I riu ishte krenar për stilin e tij të flokëve dhe mendoi se ishte e rëndësishme për të. Ai pësoi dëm psikologjik dhe fizik”, tha Prokurori Alex Radley.

    Omar, nga Bedford u deklarua fajtor për shkaktimin e dëmit trupor më 18 shkurt, dhe u dënua dje nga gjykata e këtij vendi. /Indeksonline/

    General view of Luton Crown Court.