Berisha aktiv më shumë se kurrë në protestat e opozitës, por ky detaj na paska shpëtuar nga sytë (Foto)

    0
    262

    Në protestat e fundit, që ka zhvilluar opozita e bashkuar kundër qeverisjes së Edi Ramës, një nga detajet që ra në sy ishte edhe numri i madh i njerëzve, që shoqëronin ish-Kryeministrin Sali Berisha.

    Sidomos në rastet kur Policia hidhte gaz Iotsjellës dhe protestuesit lëviznin, zoti Berisha spostohej me një grup të stërmadh njerëzish që e rrethonin. Pa dyshim, shumica e tyre janë simpatizues të liderit historik të Partisë Demokratike, por edhe numri i truprojave nuk është i vogël.

    Në protestën e fundit, na ra në sy një truprojë i ri, bëhet fjalë për djalin e gjatë me mjekër, i cili qëndron në krah të djathtë të Berishës. Ata që e njohin thonë se ai ka vite në shërbim të familjes Berisha, por rri me të birin, Shkëlzenin.