syntax error, unexpected '<', expecting end of file

Berisha eΙeminoi 9 vite më parë prokurorin Xhevat Hana?! Vdεkja misterioze e njeriut që zbardhi emrat e SHIK-asve që zhdυkën Remzi Hoxhën

Familjarët e Prokurorit janë të bindur që njeriu i tyre më i afërt është vrarë përmes helmimit, ndërsa janë të zhgënjyer nga drejtësia që nuk po e zbardh çështjen. Hana është i vetmi prokuror që çoi në gjykatë njerëzit e SHIK-ut të Gazidedes, përkatësisht Arben Sefgjinin, Ilir Kumbaron dhe Avni Koldashin që rrëmbyen, torturuan dhe zhdukën biznesmenin shqiptaro-maqedonas Remzi Hoxha, i cili kishte filmuar takimin mes Berishës, Milosheviçit dhe Gligorovit në Shën Naum.

Ish kryeministri Berisha akuzohet se ka dorë në eleminimin e Hanës, ashtu sikurse zhduku Zhulalin, Arbnorin, Gazideden, Spahinë dhe të gjithë ata që kishin dijeni për krimet e tij.

Drejtësia e re pikërisht këtu duhet të rifillojë hetimet për të arritur të vrasësi i vërtetë i Remzi Hoxhës por dhe Xhevat Hanës.

Prokurori Xhevat Hana, i cili ka pasur në dorë të gjitha çështjet më të rëndësishme, u shua në mënyrë misterioze dhe fare papritur shtatë vite më parë. Janë ngritur shumë akuza dhe teori konspirative për ndarjen nga jeta të prokurorit më të përkorë dhe të ndershëm, por që fati i keq e vuri të zbardhë më 2008 vrasjen dhe zhdukjen e Remzi Hoxhës.

Sali Berisha sapo kishte mbushur tre vite nga ardhja e tij në pushtet dhe në atë kohë, prokuroria rihapi sërish çështjen e zhdukjes së biznesmenit shqiptaro-maqedonas Remzi Hoxha nga punonjësit e SHIK-ut të Bashkim Gazidedes, në Kune Vain Lezhë, më 1995.

Remzi Hoxha, i cili mësohet se kishte filmuar rastësisht takimin trepalësh të ish presidentit Sali Berisha me homologët e tij në atë kohë Sllobodan Milosheviç të Serbisë dhe Kiro Gligorov të Maqedonisë në Shën Naum, kapet nga SHIK-u i Gazideses dhe pas torturave çnjërëzore vdes dhe i zhduket trupi.

Xhevat Hana, pikërisht tre punonjësit e SHIK-ut mori nën hetim, përkatësisht Arben Sefgjinin ish drejtor të SHIK-ut në Tiranë, Ilir Kumbaron dhe Avni Koldashin, duke zbardhur tërësisht dosjen e krimit të bërë nga ata dhe duke e dërguar në gjykatë, e cila dha dënime minimale për ta.

Pas kësaj fillon tatëpjeta e shëndetit të Xhevat Hanës, ku nga mesi i vitit 2011 kishte këputje gjunjësh për t’u ndarë nga jeta në ditët e para të janarit të vitit 2012, ku gjithçka filloi dhe mbaroi nën qeverisjen e dytë të Sali Berishës.

Ndërkohë që dje është përkujtuar 9 vjetori i vdekjes së prokurorit Hana, i cili u nda nga jeta pas kësaj sëmundjeje të rëndë e misterioze, të cilën autoritetet shtetërore të asaj kohe nën qeverisjen e Sali Berishës refuzuan ta zbardhin.

Ndërkohë që prokurorit Hana nuk i dhanë madje as ndihmën e specializuar, edhe pse ishte një zyrtar i lartë i organit të akuzës. Ndihma ju refuzua për vetë faktin se Xhevat Hana është prokurori i parë që zbërdheu e zbardhi rrëmbimin dhe më pas zhdukjen e biznesmenit shqiptaro-maqedonas Remzi Hoxha më 1995 nga drejtuesit e shtetit të asaj kohe, përmes SHIK-ut të drejtuar nga Bashkim Gazidede, një kamikaz i presidentit të asaj kohe Sali Berisha.

Prokurori që zbardhi emrat e ish agjentëve të SHISH Arben Sefgjini, Ilir Kumbaro dhe Avni Koldashi, të cilët ishin të përfshirë në një krim shtetëror me urdhër të Sali Berishës, u prek nga kjo sëmundje misterioze dhe e pashpjegueshme dhe pak më vonë ndërroi jetë, edhe pse u dërgua nga familjarët e tij me paratë e tyre për kurim më të specializuar në Itali.

Në një postim në rrjetin social, vëllai i tij Selami Hana shkruan: “Përkujtimore nga vëllezërit dhe motrat. Shtatë vjet që të ndanë padrejtësisht nga jeta në krye të detyrës, vëllai ynë i shtrenjtë Xhevat. Dora e zezë kriminale të preu në mes. Drejtësia për ty po vonon”.

Të gjitha dyshimet për vrasjen misterioze përmes helmimit të prokurorit Xhevat Hana bien mbi Sali Berishën dhe njerëzit e tij, të cilët ishin të shqetësuar se prokurori i njohur dhe i pa kompromentueshëm mund të arrinte fare lehtë te urdhërdhënësit për zhdukjen e Remzi Hoxhës.

Drejtësia e re pikërisht këtu duhet të rifillojë hetimet për të arritur të vrasësi i vërtetë i Remzi Hoxhës por dhe Xhevat Hanës, Sali Berisha.

Dhe Berisha nuk e ka për herë të parë eleminimin e njerëzve që kishin dijeni për krimet e tij, duke filluar nga Zhulali, Arbnori, Gazidede, Spahia dhe shumë e shumë të tjerë që mund të dokonspironin krimet e tij. Pa përjashtuar këtu ish liderin e dhjetorit Azem Hajdari./Pamfleti

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *