Berisha godet serish,publikon videon per Ramen dhe Tahirin

    0
    322

    Ish-Kryeministri Sali Berisha, reagon pas rikthimit në Parlament por dhe në media të ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

    Ditën e sotme ai ka publikuar një video në Facebook, ku thumbon Kryeministrin Edi Rama dhe ish-ministrin Tahiri.

    “Një video e Noriegës dhe superministrit të tij, që mbyllet denjësisht për ta”, shkruan Berisha, në videon që gjeni më poshtë.

    Në pamje të shkëputura nga filmat shqiptarë, bëhet një montazh me kokat e Ramës, Tahirit dhe kryeparlamentarit Gramoz Ruçi.

    Ndërsa më tej jepet deklarata e Tahirit në dalje të Parlamentit, në mbyllje të videos thuhet, “Kush mund të jenë këta bijtë e kur*ës?”/a.y/noa.al