Berisha, Meta e Basha synonin të godisnin Donald Lu dhe Reformën në Drejtësi, Xhafajn aty e kishin që më 2012. Dështoi dhe spektakli i Presidentit me “Sigurinë”

    0
    307

    Ka qënë një sulm i mirëorganizuar “saga” e akuzave ndaj Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj në lidhje me video-përgjimin e pretenduar dhe të hedhur poshtë të vëllait të tij. Një skenar nga ato që për ish kryeministrin Sali Berisha kanë qënë më se të zakonshme, por që shënjestrën e vërtetë kanë pasur jo Fatmir Xhafajn dhe vëllain e tij Agron, por kanë qëlluar më “lart”, tek selia në “Rrugën e Elbasanit”.

    Fronti kundër Reformës në Drejtësi i përbërë nga Sali Berisha, Ilir Meta, Lulzim Basha e Monika Kryemadhi objektivin kryesor të sulmit dhe qendrën e goditjes kanë pasur as më pak dhe as më shumë, por ambasadorin e SHBA në Tiranë Donald Lu. Donald Lu ka qënë shumë i ashpër ndaj politikës shqiptare, ndaj përfaqësuesve të opozitës së sotme që në korrik të vitit 2016, me miratimin e Reformës në Drejtësi.

    Asokohe Sali Berisha, Ilir Meta, Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi nuk lanë gur pa luajtur për të sabotuar reformën në drejtësi dhe Vettingun. E goditën, e kërcënuan madje dhe Ramën se do të dilnin nga koalicioni dhe t’i rrëzonin qeverinë dhe kur u përballën me paralajmërimin e prerë të Donald Lu se do të ketë probleme me deputetët që votojnë kundër, erdhën të gjithë si’ legenër’ dhe votuan. Një votim të paparë, 100 përqind pro Reformës në Drejtësi.

    Por pavarësisht se hodhën votën pro reformës në drejtësi dhe Vettingut me një mijë përpjekje u munduan ta bllokojnë zbatimin e këtyre reformave, por në të vërtetë vetëm sa e zvarritën. Tashmë disa nga “peshqit e mëdhenj” janë futur në burg, të tjerë janë shumë afër burgut dhe të gjithë pastaj në radhë me “biletë” në dorë për të burgun e sigurisë së lartë në Reç të Shkodrës.

    Duke përfshirë dhe Ilir Metën, Sali Berishën, Lulzim Bashën dhe familjet e tyre politike dhe biologjike, të cilët janë në prag të gjykimit për krimet që kanë kryer. Të gjithë janë shumë afër burgut, pasi s’kanë lënë kusur pa bërë në kurriz të këtij populli, duke e vrarë, vjedhur, masakruar dhe dhunuar.

    Pikërisht për këtë arësye, nga frika e burgut tashmë që dhe mburoja e tyre në Prokurorinë e Përgjithshme Adriatik Lalla ish kryeprokuror është vetë në prag të burgut dhe në prag të azilit politik, bënë dhe një përpjekje të fundit për të goditur reformën në drejtësi.

    Gjetën si “tabelë qitjeje” Agron Xhafajn, vëllain e Fatmir Xhafajt. Ministrit aktual të Brendshëm për ta goditur për një dënim të vitit 2002 dhe i formës së prerë më 2012 në Itali. Pikërisht në periudhën kur në qeveri ka qënë PD dhe LSI, pra Berisha dhe Meta, ndërkohë që gjetën ta godisnin këto ditë.

    Goditja ishte e tërthortë, dhe kishte qëllim që të goditen ish kreu i Komisionit të Reformës në Drejtësi Fatmir Xhafaj, aktualisht ministër i Brendshëm. Njeriu me të cilin kishte punuar ngushtë ambasadori amerikan Donald Lu për këto reforma jetike për pastrimin e politikës dhe të drejtësisë shqiptare e zhytur në llum në këto 28 vite.

    Berisha, Meta, Basha dhe Monika kishin përgatitur një goditje të madhe, me objektiv të qartë Donald Lu.
    Pikërisht njeriun që realisht bëri reformën në drejtësi dhe tek i cili shqiptarët kanë besim se do të çojë në burg përmes institucionet ligjzbatuese shqiptare të gjithë këta maskarenj që kanë abuzuar me shqiptarët.
    Pasi shqiptarët e shohim me besim ambasadorin amerikan si njeriun që do të çojë në burg kupolën e krimit dhe korrupsionit që u rreshtuan në frontin anti-SHBA dhe anti-BE.

    Dhe fronti i së keqes në Shqipëri planifikuan goditjen e Donald Lu pikërisht për shkak të frikës ndaj reformës në drejtësi, që për ta është e barabartë me burgun. Ndaj e sulmuan Xhafajn dhe për pasojë dhe Donald Lu-në. Duke rrezikuar aq shumë për ta bërë të vërtetë dështimin e reformës në drejtësi, sa sajuan dhe një video-përgjim, që me shumë gjasa është e montuar nga ekspertët e opozitës. Por verdiktin përfundimtar do ta thonë organet përkatëse ligjzbatuese shqiptare dhe ekspertët ndërkombëtarë që janë kërkuar për këtë rast.

    Thjeshtë dhe vetëm për të treguar se ish kryesuesi i reformës në drejtësi që bëri një reformë për të goditur krimin, korrupsionin dhe trafiqet e ndryshme deri në rangjet më të larta, tashmë në krye të Ministrisë së Brendshme merr në dorë trafikun e drogës përmes të vëllait.

    Një sakrificë e madhe nga ana e opozitës dhe e materializuar në ato deklaratat e tre zyrtarëve të lartë të PD, dy prej tyre deputetë, të cilët janë thirrur nga Prokuroria për të dëshmuar në lidhje me autenticitetin e kësaj kasete.

    Dhe nëse nuk e vertetojnë atë, atëherë duhet të lusin zotin të ketë vend te burgu i grave, se tek i burrave do ta kenë punën vërtetë shumë pisk, sepse dy prej tyre kanë qënë ministra Drejtësie. Por sot pasdite, teksa u renditen prova dhe fakte që hedhin në erë tërë akuzat e opozitës për këtë video-përgjim, teksa vëllai i ish ministrit të Brendshëm i dorëzua tek autoritetet italiane, dështimi i Berishës, Metës, Bashës dhe Monikës është evident, i dukshëm. Katërshës së krimit sot i është çmontuar gjithë linja e kompromentimit politik të Reformës në Drejtësi dhe Ministrit të Brendshëm.

    Pasi në përpjekje për të montuar një linjë konspiracioni lidhur me detyrën e Fatmir Xhafajt, si drejtues i Reformës në Drejtësi e më pas si Ministër i Brendshëm dhe për pasojë dhe Donald Lu me “bekimin” e të cilit u bë kjo reformë, ata dështuan të kompromentojnë Reformën në Drejtësi.

    Pasi Berisha, Meta, Basha dhe Monika kishin si qëllim për ta konsideruar atë se ishte bërë për “të shpëtuar vëllain e Fatmir Xhafaj”, akuzë që kërkuan ta konsolidojnë më tej duke montuar në mënyrë banale një “audio-përgjim” për ta çuar deri në fund teorinë e saj konspirative. Dhe për të goditur ambasadorin amerikan Donald Lu, me akuzën se me “bekimin” e tij ishte bërë një reformë në drejtësi për të shpëtuar vëllain e Xhafajt, për të emëruar Fatmir Xhafajn në krye të Ministrisë së Brendshme dhe për të vijuar më tej trafikun e drogës.

    Një skenar i përgatitur me kujdes por me tërë defektet e zotit brenda, pasi koha ishte e shkurtër por dhe ngutja se tani shpejt jepet vendimi për negociatat, kishte “shkurtuar” dhe mendjen e skenaristëve.
    Të cilët ranë brenda me këmbët e veta. Pasi shqiptarët ndonëse nuk besojnë te kryeministri Edi Rama besojnë verbërisht tek ambasadori amerikan amerikan Donald Lu.

    Kështu që akuza e parë që kishte të bënte me shpërdorimin e detyrës nga Xhafaj si drejtues i Reformës në Drejtësi për të shtuar një nen për ekstradimet, që mbronte historinë e vëllait të tij, u çmontua nga misionet ndërkombëtare.

    Misioni ndërkombëtar EURALIUS dhe Bashkimi Evropian pranuan zyrtarisht propozimin si të mbështetur prej tyre, çka tregon se sulmi në këtë pikë ishte i sforcuar për ta lidhur reformën në drejtësi, me një përpjekje për të mbrojtur kriminelët shqiptarë.

    Ndërkohë, ra dhe skenari i video-përgjimit të vëllait të Xhafajt, që me sa duket ishte manipulim.
    Këtë e kuptoi dhe Ilir Meta President i Republikës si pjesë e skenarit kundër Donald Lu, Reformës në drejtësi dhe Fatmir Xhafajt, i cili kishte paralajmëruar njëherësh me zërat se do dilnin video-përgjimet dhe mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare për trafikun e drogës që kishte kalur majën e qeverisë.
    Ishte një skenar i përgatitur dhe spektakli në Presidencë do të ishte i garantuar dhe preludi i spektaklit, që do të groposte përfundimiosht Reformën në Drejtësi.

    Por dështimi i video-përgjimit bëri që dhe Meta të amortizonte përplasjet në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare. Dhe për pasojë të evitonte dhe përplasjen me Donald Lu. Duke lënë në këtë fushë vetëm Petrit Vasilin. Por dhe betejën për një kohë tjetër më oportune. Kanë hall burgu Berisha, Meta, Basha dhe Kryemadhi, ndaj provojnë gjithçka për të shpëtuar!/Pamfleti