Berisha nuk e dinte se ishte “live”, ja çfarë i tha deputetes Tabaku

    0
    318

    Ish-Kryeministri Berisha ishte i pari nga radhët e opozitës që u ngrit dhe kërkoi largimin e Saimir Tahirit nga salla e Parlamentit.

    Pas kësaj, deputetët demokratë dhe ata të LSI-së braktisën seancën në shenjë proteste ndaj pranisë së Tahirit.

    Pasi po dilte jashtë, Berisha filmoi “live” në facebook ish-ministrin Saimir Tahiri.

    Shkëmbimi i fjalëve mes tyre zgjati pak sekonda, ndërsa ish-kryeministri vijonte të ishte “live” në faceboo.

    Berisha nuk e dinte këtë fakt ndërsa në sfond dëgjohet teksa thërret deputeten Jorida Tabaku, pas një incidenti që ajo pësoi.

    Siç dëgjohet, Berisha i ka thënë Tabakut “Jorida, shpëtove? Syri i keq, edhe ka ku sheh, ky është problemi”. /k.k/noa.al/