Berisha përjashtohet nga SHBA dhe BE, ndryshe nga herët e tjera kontaktojnë vetëm me Bashën

Nuk kanë të mbaruar penaIizimet për ish kryeministrin Sali Berisha nga ana e partnerëve tanë ndërkombëtarë, SHBA dhe BE.

Nëse disa kohë më parë u bë e ditur se SHBA i kishin hequr përfundimisht vizën duke e shpallur bashkë me familjen person “non grata”, tashmë nuk e quajnë më as faktor përcaktues në PD.

Berisha ishte mësuar se, pavarësisht faktit që nuk ishte as kryetar apo drejtues i forumeve e strukturave drejtuese të PD, në momente krize politike, ambasadorët takoheshin me të.

Shqiptarët kanë në memorjen e tyre momentet kur pavarësisht përpIasjeve, ambasadorët e SHBA dhe BE, pas çdo debati dhe ten;sioni mes mazhorancës e opozitës, bënin takim dhe me Berishën.

Berisha ka qënë dhe është njeriu që vendos në PD dhe i dikton të gjitha lëvizjet, taktikat dhe strategjitë politike kreut zyrtar të kësaj parttie, Lulzim Bashës. Pra është kryetari de facto i PD.

Por këto ditë është parë një fenomen ndryshe, në sjelljen e ambasadorëve të SHBA dhe të BE ndaj Sali Berishës dhe Lulzim Bashës.

Jo se nuk e dinë se Berisha është njeriu që po e çon PD dhe Lulzim Bashën drejt një spiraIeje dh.une, duke diktuar strategjinë e tij, por ambasadori i BE në Tiranë Luigi Saoreca, si dhe ambasadorja gjermane, kanë preferuar të takohen me liderin zyrtar të PD

Mesazhin e BE Soreca e ka përcjellë në mënyrë direkte tek Lulzim Basha, duke e takuar në zyrën e tij.

Kjo tregon se ka filluar praktikisht “izoIimi” ndërkombëtar i Sali Berishës dhe zhbërja e tij si një faktor relevant në PD, një lajm i mirë ky për PD dhe opozitën në përgjithësi./Pamfleti