Berisha u bën thirrje për “luftë” qytetarëve të Shqipërisë (Reagimi i plotë)

    0
    348

    “Vendim stalinist i kryegjykatesit Edvin Kristaq Rama”. Kështu e ka komentuar ish kryeministri Sali Berisha vendimin e Apelit Shkodër për lirimin e 7 nga 11 kuksianët e arrestuar pas protestes ne Tunelin e Kalimashit per tarifen ne Rrugen e Kombit.

    REAGIMI I PLOTE

    Vendim stalinist i kryegjykatesit Edvin Kristaq Rama!

    Shqiperia shpallet vendi i te burgosurve politik!

    Te dashur miq, thyerje te rende te Kushtetutes dhe Kartes Europiane te te Drejtave te Njeriut sot ne sallen e krimit politik, ku me urdher te Edvin Kristaq Rames u vendos te mbahen ne burg kater heronj te protestes se Kukesit; Florin Onuzi, Elton Cengu, Xhevair Gashi, dhe Vasil Laci.

    Shqiperia qe sot shpallet vendi i te burgosurve politik!

    Edvin Kristaq Rama per urrejtjen e tij aterore per kuksianet kercenon me vendimin e sotem bllokimin e hapjes se negociatave me BE pasi BE nuk mund te negocioje me vende qe mbajne te burgosur politik!

    Shqiperia qe sot hyn ne greminen e perjashtimit nga Keshilli i Europes per shkeljen flagrante te Kartes Europiane te te Drejtave te Njeriut dhe si i vetmi vend me te burgosur politik ne kontinentin e Europes.

    Ky vendim eshte thirrje per mbare shqiptaret te shpetojme me çdo kusht te ardhmen tone europiane, duke permbysur sa me pare narkoshtetin dhe kliken e tij me ne krye Edvin Kristaq Ramen! sb