/Berishës i ka vënë SHBA VlZËN e kuqe? Ambasada: Në Iistën e zezë janë 170 zyrtarë shqiptarë, ja përse u KEMl refuzuar VlZËN

Berishës i ka vënë SHBA VlZËN e kuqe? Ambasada: Në Iistën e zezë janë 170 zyrtarë shqiptarë, ja përse u KEMl refuzuar VlZËN

“Ambasada e SHBA vazhdon të ushtrojë autoritetin e vet të gjerë për të mohuar dhe revokuar viza bazuar në informacione që tregojnë se një individ mund të jetë i papranueshëm në Shtetet e Bashkuara dhe do të vazhdojë ta përdorë këtë autoritet për të çuar përpara përpjekjet antiko rrupsion në Shqipëri.

Ambasada e SHBA i merr shumë seriozisht pretendimet për korr upsion dhe do të vazhdojë të shqyrtojë vizat dhe aplikimet për vizë të zyrtarëve publikë me kontroll shtesë”, thuhet në përgjigjen e ambasadës amerikane në Tiranë.

Duke sjellë në vëmendje disa nga rastet e bujshme në Shqipëri të revokimit të vizave amerikane,

si deputeti Tom Doshi apo ish-Kryeprokurori Adriatik Llalla, ambasada amerikane numëron 170 raste të mohimit të vizave për zyrtarët dhe familjarët e tyre.

“Që nga revokimi i vizave të disa gjyqtarëve dhe prokurorëve në janar 2017, Ambasada e SHBA iu ka mohuar vizat më shumë se 170 zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve dhe familjarëve të tyre.

Kjo është diçka përpos përcaktimit të deputetit Tom Doshi dhe ish-Prokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla dhe familjeve të tyre nga Sekretari i Shtetit si të pakualifikueshëm për viza amerikane përgjithmonë.

Pozicioni i Ambasadës së SHBA kundër korr upsionit dhe synimi i saj për t’iu mohuar hyrjen në Shtetet e Bashkuara zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve të korr uptuar mbetet i pandryshuar”, përfundon përgjigjen e saj zyra e shtypit e ambasadës amerikane në Tiranë.

Në janar 2017, ambasada e Shteteve të Bashkuara revokoi vizat joemigruese për disa gjyqtarë dhe prokurorë shqiptarë, pasi ka dalë në përfundimin që këta zyrtarë nuk kualifikohen për këto viza.

“Ambasada e Shteteve të Bashkuara e ka ndërmarrë këtë veprim përpara procesit të pritshëm të vetingut, i cili do të vlerësojë lidhjet e zyrtarëve të caktuar me korr upsionin, si dhe në përgjigje të një rasti që përfshinte abu;zim fIagrant të një vize zyrtare nga një prokuror i nivelit të lartë dhe bashkëshortja e tij, gjë që çoi në revokimin e vizave të tyre”, u shpreh në atë kohë ambasada e SHBA-ve në Tiranë.