Besnik Hasi fiton duelin ndaj ekipit grek te Olimpikos

    0
    260

    Pak kohë më parë ish- kapiteni i Kombëtares shqiptare dhe ish- trajneri i Anderlehtit, Besnik Hasi u shkarkua nga drejtimi i klubit të Olimpiakosit në Greqi.

    Hasi tashmë është i lirë t’i bashkohet çdo klubi që dëshiron, pasi ka fituar gjyqin me skuadrën greke.

    Ai e drejtoi skuadrën e kryeqytetit grek në vitin 2017, por u shkarkua për rezultate të dobta, duke pasur edhe përplasje me bordin drejtues.

    Hasi kërkoi të paguhej nga klubi grek sipas kontratës dhe ka arritur të fitojë gjyqin.

    Palët kanë gjetur një marrëveshje, ku trajneri shqiptar do të dëmshpërblehet.

    Nuk bëhet e ditur shuma, por me rëndësi për Hasin është ndërprerja e parakohshme të kontratës, pasi ekzistonte një mundësi që ai të qëndronte si i punësuar i klubit deri në mbyllje të afatit të kontratës.

    Disa ditë më parë në një intervistë për mediat shqiptare Hasi shprehu ambicien për të marë drejtimin e kombëtares shqiptare.