Bieta feston ditëlindjen, Albani dhe djali e surprizojnë në mes të natës

    0
    274

    Moderatorja e njohur e emisionit “Ftesë në 5”, Bieta Sulo është kthyer në një ndër personazhet më të komentuar në media dhe jeta e saj private gjithmonë përbën një interes për mediat dhe publikun.

    Dita e sotme, është shumë e veçantë për moderatoren pasi feston ditëlindjen. Festimet në shtëpinë e saj kanë nisur që në mesnatë, sapo ora ka shënuar 12:00. Në disa foto të publikuara në profilin e saj, Bieta shihet nën shoqërinë e dy meshkujve më të rëndësishëm të jetës.

    “Kështu e pritëm 34 e mamës…siç edhe duket dikujt nuk i pritej ora 12 për të ngrënë tortën”, ka shkruar ajo pranë fotove ku shihet pranë partnerit të saj Alban Dudushit dhe djalit Kroi Art, të cilët siç shihet janë duke shijuar tortën.