Bileta e aυtobusit do rritet 70-80 lek? Vjen reαgimi nga Shoqata e Transportit Publik

Shoqata e Transportit Publik po kërkon rritjen e biletës së autobusëve deri në 70-80 lekë, pra gati 2-fishin e asaj që është aktualisht, me argumentin se nuk janë në gjendje që të përballojnë shpenzimet që janë rritur si pasojë e krizës.

Ata kërkojnë nga qeveria subvencionim, në të kundërtën thonë se rritja e çmimit të biletës është e vetmja mënyrë që të mund t’i ndihmojë që të mos ndërpresin shërbimin.

Për mediat, Kryetari i Shoqatës së Transportit Publik, Dashnor Memaj tha se ka një disblanacë midis çmimit të rritur të naftës dhe asaj të biletës urbane, e cila ka mbetur në vendnumëro që prej disa vitesh.

Ndërkohë ditën e sotme ishte në një lidhje “Skype” me emisionin “Shqipëria Live” Kostandin Foni, anëtar i shoqatës së transportit publik.

Foni sqaroi se nuk ka qenë kërkesë e drejtpërdrejtë për rritjen e çmimit të biletës, por kur Memaj është pyetur se çfarë ndodh nëse ndërpritet subvencionimi, atëherë kërkojmë rritjen e çmimit të biletës.