/Binjaket identike të Iidhura me të NJËJTlN djaIë/ Ne e bëjmë çdo gjë bashkë, madje edhe ….

Binjaket identike të Iidhura me të NJËJTlN djaIë/ Ne e bëjmë çdo gjë bashkë, madje edhe ….

Dyshja e njohur si “binjaket më identike në botë” kanë shokuar përdoruesit e rrjeteve sociale pasi kanë zbuluar planet e tyre për të ngelur shtatzënë jo vetëm në të njëjtën kohë por edhe nga i njëjti mashkull.

Nuk është hera e parë që Anna dhe Lucy DeCinque nga Australia, befasojnë publikun me stilin e jetesës së tyre.

Ato më përpara kanë shpenzuar 250,000 dollarë në kirurgjinë plastike për të ngjarë sa më shumë më njëra tjetrën dhe gjithashtu kanë deklaruar që janë të lidhura me të njëjtin djalë

Dyshja është shfaqur në një emision mëngjesi ku kanë folur për planet e tyre për t’i ngjizur fëmijët nëpërmjet metodës in vitro.

Kur prezantuesja e emisionit i pyeti nëse ato bënin gjithçka bashkë përfshirë përdorimin e tualetit binjaket u përgjigjën:

Ne bëjmë dushin bashkë, grimin, flemë në të njëjtën kohë, hamë, madje jemi të uritura në të njëjtën kohë. Mund të jetë e pakonceptueshme nga të tjerët por ne kemi zgjedhur të jetojmë si një person i vetëm.