Biznesmeni 26 vjeçar ofron punën që tundon këdo, 52 mijë dollarë në muaj për të bërë këtë gjë

    0
    306

    Quhet Matthew Lepre, është një biznesmen australian 26-vjeçar, i cili njihet si ekspert në biznes. Ditëve të fundit emri i tij është bërë shumë i njohur në media, për shkak se ofron një vend pune shumë të lakmuar.

    I riu nga Sidnei, po kërkon një asistent/e për atë që ai e quan “puna më argëtuese në botë”. Ai ka nevojë për një person të gatshëm për ta ndihmuar në menaxhimin e biznesit dhe për ti rënë botës qark bashkë. Kjo pasi Lepre nuk bën një jetë sedentare, por udhëton nga një shtet në tjetrin nga Japonia, në Hawai dhe Dubai.

    Asistenti i tij mund të udhëtojë së bashku me të, të qëndrojë në hotele luksi dhe do të ketë një rrogë vjetore prej 52 mijë dollarësh australianë në vit.

    Njoftimin e veçantë për vendin e lirë të punës e ka publikuar në rrjetet sociale, ku thotë se rroga do të variojë në bazë të eksperiencës së kandidatit, ndërkohë që minimumi është 52 mijë dollarë dhe çdo gjë tjetër do të jetë e paguar.

    Kandidati duhet të jetë mbi 18 vjeç, të ketë një pasaportë të vlefshme për 12 muaj në mënyrë që të udhëtojë nga një shtet në tjetrin pa problem, si dhe të njohë mirë rrjetet sociale, të dijë të përdorë kompjuterin, të ketë aftësi të mira organizative dhe të jetë në gjendje të punojë me vendosmëri, shkruan noa.al.

    Lepre thotë se kandidati ideal duhet të ketë dëshirë për të rr.ezikuar, ashtu si ai vetë në moshën 23-vjeçare, vendosi të lërë universitetin për t’iu dedikuar biznesit të tij.

    Të riut i shkoi mirë, duke qenë se aktualisht drejton katër dyqane online e-commerce, dhe çdo muaj fiton mesatarisht 120 mijë dollarë australianë.