Biznesmeni mik i Vojsllav Sheshel, i pranishëm në protestë, merr përsipër organizimin

    0
    368

    Menjëherë pas protestës së dhunshme në Rrugën e Kombit, disa portale informative me orientim të majtë kanë ngritur dyshime se dhuna mund të jetë organizuar dhe nxitur nga ekstremistë, opozitarë apo qarqe antishqiptare.

    Ajo që tërheq vëmendje është prezenca në protestë e biznesmenit nga Kosova Nexhat Behluli, i cili njihet si person i afërt me nacionalistin serb Vojsllav Sheshel.

    Behluli madje në rrjetet sociale merr përsipër organizimin e protestës, duke e quajtur të “suksesshëm”.

    I pranishem ishte edhe Sali Lusha, ish-truproja i Sali Berishës, babai i këngëtarit Stresi.