Blen një shishe me Coca-Cola, brenda saj gjen një mi të ngordhur

    0
    377

    Ky është momenti revoltues kur një njeri pohon se ka gjetur një mi të ngordhur që lundron në shishen me Coca-Cola. Diego Pereya, nga Freyre në Argjentinë, mban shishen e mbyllur përpara kameras.

    Më pas ai thotë se ka zbuluar diçka të pazakontë në shishe dhe ka vendosur të filmojë çfarëdo që do të zbulonte.

    Z. Pereya hap shishen dhe derdh Coca-Cola-n në një kovë të verdhë dhe sapo është bosh ai bën një zbulim tronditës. Në pjesën e poshtme të shishes është një mi i ngordhur.

    Të shumtë kanë qenë komentuesit që janë zhgënjyer nga këto pamje të habitshme duke komentuar: “Është videoja e dytë që shohim ku një mi del nga një shishe Coca-Cola, çfarë po ndodh? Mos është kjo pjesë e recetës sekrete?”

    Vetë kompania Coca-Cola nuk ka komentuar videon e cila është shpërndarë mbi 900 herë në mediat sociale. Video u postua në internet dhe deri tani ka marrë mbi 20,000 klikime në vetëm dy ditë./b.l/noa.al/