Blendi Fevziu ben deklaraten e forte: Ka një video-përgjim për një tjetër ministër të Ramës

    0
    377

    Mendoni se mterialet e publikuara deri më tani nga Partia Demokratike, kundër Ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj dhe vëllait të tij, janë të vetmet, e keni të gabim, pasi me sa duket të tjerë eksponentë të qeverisë janë të përfshirë në pazaret e krimit.

    I pari që paralajmëroi këtë fakt ishte Lulzim Basha dhe zyrtarët e tjerë të PD-së kur kanë thënë se të tjera materiale do të provojë në vijim lidhjet e qeverisë me organizimin e krimit.

    Megjithatë, këtyre zërave u është bashkuar edhe gazetari Blendi Fevziu.

    I ftuar pasditen e sotme në studion e “Abc Neës” duke komentuar aktualitetin politik në vend, është shprehur se ka një video-përgjimit edhe për një tjetër ministër të ‘Rama 2’ të kabinetit.

    Fevziu nuk dha më shumë detaje se për çka bëhet fjalë konkretisht, por shprehet se ka dijeni për një material të tillë.