/Bleu 232 mijë euro shtëpi dhe u largua nga qendra e Tiranës, Majko zbulon arsyen

Bleu 232 mijë euro shtëpi dhe u largua nga qendra e Tiranës, Majko zbulon arsyen

Socialisti Pandeli Majko ka reaguar në lidhje me shitjen e shtëpisë së vjetër dhe blerjen e një të reje me vlerë 232 mije euro.

Reagimin, Majko e ka bërë me anë të një postimi në rrjetin social Facebook.

Majko ka theksuar se banesa qe ka shitur në qendër të Tiranës, e ka mbuluar vlerën e shtëpisë që ka blerë, duke iu referuar lajmeve të publikuara për blerjen e një banese me vlerë 232 mije euro.

Majko tregon se qëllimi i kësaj lëvizje ka qenë siguria e familjes së tij dhe jo për të bërë biznes.

Ai shton se një agjenci mike për çështjet e sigurisë i ka sugjeruar që të lëvizte nga banesa ku jetonte prej vitesh për të shkuar në një zonë tjetër përtej Unazës së Madhe.

“Sipas artikullit kisha shitur një shtëpi për 20 mijë euro(!) dhe kisha blerë një tjetër 232 mijë euro… Duket qartë që ka pasur mungesë të verifikimit të dokumentave ligjore. Qartazi, vlera e shtëpisë së shitur në qendër ka mbuluar vlerën e shtëpisë së blerë përtej unazës së madhe të kryeqytetit. Shtëpinë ku banoja më parë nuk kam pasur ndërmend ta shes. Ndryshimi i banesës ndodhi thuajse para një viti. Arsyeja e vetme për ta ndryshuar shtëpinë nuk është “biznesi” por ishte siguria e familjes pas kërkesës nga agjenci mike. Kjo e fundit është një fakt i cili është publikuar”- sqaron Majko.