Lajme

“Blinken ka imυnitet”, “Zëri i Amerikës” gοdet Berishën: Gjykata frαnceze s`ka kompetencë për pαdinë

Zeri i Amerikes diten e sotme ka percjelle deklaratat e ambasadores Yuri Kim ne lidhje me shpalljen non grata te ish kryeministrit Sali Berisha, nderkohe qe i ka bere edhe nje oponence te forte deklaratave te tij per hapjen e gjyqit ne France ndaj sekretarit te shtetit Anthony Blinken.null

Sipas raportimit te Zerit te Amerikes, Blinken ka imunitet ndersa gjykata Korreksionale e Parisit ku Berisha thote se e ka dorezuar padine e tij, nuk ka asnje juridiksion per shqyrtimin e ceshtjes.

Artikulli i VOA:

Një ditë më parë, ish kryeministri Sali Berisha njoftoi se ka vendosur të hapë një proces gjyqësor për “shpifje”, ndaj Sekretarit amerikan të Shtetit Antony Blinken, pasi “për arsye që janë tërësisht të panjohura për mua, Sekretari i Departamentit të Shtetit ka publikuar dje, pa asnjë paralajmërim dhe në mënyrën më të papritur, më shpifëse, vlerësime të gënjeshtërta për personalitetin tim”.

Një zëdhënës i Departamentit të Shtetit i tha dje Zërit të Amerikës se “nuk janë në dijeni të ndonjë padie gjyqësore”, ndërsa nga ana e saj sot, ambasadorja Kim, u tregua gati mospërfillëse ndaj një cështjeje të tillë kur ju përgjigj gazetarëve, se “nuk e kam idenë se për çfarë po flisni”.

Zoti Berisha shpjegoi se ai ka angazhuar një ndër avokatët e njohur francez Battonier Jean Yves Leborgne dhe se padia do të ngrihet para Gjykatës Korreksionale të Parisit, për shpifje publike.

Në sistemin e drejtësisë franceze, Gjykata Korreksionale është thjesht një nga tre dhomat të cilat përbëjnë Gjykatën e Shkallës së parë. Si e tillë mbetet e paqartë se çfarë klauzolash do të mund të shfrytëzoheshin për të hapur një proces, ku asnjëra nga palët, as paditësi dhe as i padituri nuk janë shtetas francezë, dhe kur asnjë element i çështjes nuk lidhet me Francën.

Edhe eksperti amerikan i së drejtës ndërkombëtare Paul Williams, profesor në Fakultetin e Drejtësisë në Universitetin Amerikan në Uashington, i tha Zërit të Amerikës se “Sekretari i Shtetit Tony Blinken gëzon imunitet për veprimet zyrtare. Në Shtetet e Bashkuara, gjykatat nuk ndërhyjnë në politikën e jashtme. Nuk e di se çfarë do të thoshin gjykatat franceze, përveçse që kjo është një mosmarrëveshje midis një jo-shtetasi dhe një shteti të huaj, kështu që ata nuk do të kishin juridiksion” mbi një çështje të tillë, nënvizoi zoti Williams.